Kabineti i Presidentit pjesë e aksionit të pastrimit “Mos u bë mbeturinë”

14 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 14 dhjetor të vitit 2019 mori pjesë në aksionin e pastrimit me të cilin administrata publike e plotësoi ditën e punës së 2 janarit 2019.

Përveç këtij aksioni, Presidenti dhe Kabineti i tij kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski përkrahu fushatën qytetare, “Mos injoro, reago”, e cila ka për qëllim të ngrejë vetëdijen e opinionit të gjerë dhe ta edukojë për nevojën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Presidenti Pendarovski kishte takim edhe me përfaqësuesit e sektorit civil dhe nismave qytetare, ku shprehu gatishmërinë dhe përkrahu nismën qytetare, që fuqizon mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila do të mbahet në dhjetor të vitit 2019 për herë të parë mbrojtja e mjedisit jetësor do të vendoset në rend dite, kurse në seancë do të ftohen përfaqësues të sektorit civil. Presidenti riktheu në shqyrtim Strategjinë e Mbrojtjes që në të përfshihen edhe masat për sigurinë ekologjike. Ai gjithashtu ka dhënë përkrahjen e idesë për rritjen e buxhetit shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor me qëllim të afrimit të mesatares së vendeve anëtare të BE-së, përkrahje për krijimin e Fondit Kombëtar për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe kuadër të procesit reformues arsimor të përfshihet numër i obligueshëm i orëve mësimore, ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin arsimin e duhur për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Kabineti i Presidentit, gjithashtu është përfshirë në fushatën për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit dhe përkrah aksionet e pyllëzimit në rajone të ndryshme të vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....