Kabineti i Presidentit
Kabineti i Presidentit është shërbim profesional i cili punon në mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe prioriteteve të parapara në mandatin e Presidentit të marrë nga qytetarët në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.
Organizimi i Kabinetit bëhet me vendim të Presidentit, kurse Kabinetin e udhëheq Sekretari i përgjithshëm, i cili emërohet nga Presidenti dhe është përgjegjës për të gjithë punën e Kabinetit. Sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit Stevo Pendarovski është Mile Boshnjakovski.
Kabinetin e Presidentit e përbëjnë edhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm dhe këshilltarët e veçantë të emëruar nga Presidenti, nëpunësit e kabinetit, këshilltarët shtetërorë, bashkëpunëtorët e jashtëm, nëpunësit administrativë, si dhe personat të cilët janë pjesë e trupave të përhershëm dhe të përkohshëm të Kabinetit.
Në përbërjen e shërbimit të përhershëm profesional të Kabinetit janë këshilltarët shtetërorë për politikë të jashtme, si dhe për çështje kushtetuese, sektorët për politikë të jashtme, politikë të brendshme, mbrojtje dhe siguri, marrëdhënie me publikun, çështjet organizative dhe juridike, si dhe njësitë e pavarura për çështjet financiare dhe resurset njerëzore të cilët punojnë për mbështetje të qëllimeve dhe prioriteteve.
Asistentja ekzekutive e Presidentit është kompetente për mbajtjen dhe rregullimin e agjendës së Presidentit në punën e përditshme, pranimin e postës, delegacioneve e palëve dhe aktivitetet e tjera organizative në mbështetje të Presidentit.
Nëse dëshironi të caktoni takim me Presidentin Pendarovski ose dëshironi t’i dërgoni kërkesë, këtë mund ta realizoni nëpërmjet numrit të telefonit +389 2 3253 105 dhe postës elektronike [email protected].
Mile Boshnjakovski
Sekretar i përgjithshëm
Toshe Zafirov
Zëvendëssekretar i përgjithshëm
Biljana Radeva
Zëvendëssekretar i përgjithshëm, zëdhënës
Goce Karajanov
Këshilltar i veçantë për politikë të jashtme
Blerim Kolali
Këshilltar i veçantë për siguri nacionale
dr. Aleksandar Spasov
Këshilltar për politikë të jashtme dhe të brendshme
Katerina Canevska-Arsovska
Këshilltar për marrëdhënie me publikun
Elena Stavrovska-Sevrievska
Këshilltar për marrëdhënie me publikun
Bisera Spasevska
Këshilltar për çështje ekonomike
mr. Biljana Micevska Josifovska
Shef protokolli
Biljana Blazhevska
Adjutante e Presidentit
Kristijan Georgievski
Bashkëpunëtor për media digjitale dhe produksion
Bashkëpunëtorë të jashtëm
Fikrija Tair
Bashkëpunëtore, këshilltare për çështje nga fusha e multikulturalizmit, politikave, strategjive dhe programeve për inkluzion të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Iskra Geshoska
Bashkëpunëtore e jashtme, këshilltare për çështje nga fusha e kulturës
