Përfaqësues të Kabinetit të Presidentit bënë homazh për 10 rezervistët e Armatës të rënë në Karpallak

8 Gusht 2022 | Kumtesat

Përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 21 vjetorit të rënies së 10 rezervistëve të Armatës në Karpallak, sot vendosën lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në Karpallak në autostradën Tetovë-Shkup dhe para kompleksit “Karpallak” në Prilep.

Sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski vendosi lule të freskëta para pllakës përkujtimore në Karpallak në autostradën Tetovë-Shkup, kurse delegacioni i përbërë nga Biljana Bllazhevska, adjutantë e Presidentit dhe Valentin Dinevski, këshilltar special për siguri dhe mbrojtje vendosën lule të freskëta pranë kompleksit “Karpallak” në Prilep.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit