Presidenti Pendarovski bëri homazh për dhjetë rezervistët e Armatës që humbën jetën në Karpallak

8 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Prilep mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të humbjes së jetës së rezervistëve të Armatës në Karpallak. Presidenti Pendarovski vendosi lule pranë kompleksit “Karpallak” në qendër të qytetit dhe bëri homazh për nderim të rezervistëve të Armatës Goran Minovski, Sashko Kitanoski, Vebi Rushitoski, Branko Sekulloski, Ljube Despotoski, Pece Sekulloski dhe Darko Veljanoski.

Delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi lule pranë pllakës përkujtimore te vendi i quajtur Karpallak në autostradën Tetovë-Shkup, ku më 8 gusht 2001 e humbën jetën dhjetë rezervistët e Armatës nga Prilepi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....