Katerina Canevska-Arsovska

Katerina Canevska-Arsovska

Këshilltare për marrëdhënie me publikun

e-mail: [email protected]

telefon: +389 76 45 55 46

Biografia

Katerina Canevska-Arsovska iu bashkëngjit Kabinetit të Presidentit pas më shumë se tri dekadave përvojë si gazetare dhe redaktore në disa media në vend, marrëdhënie me publikun dhe zëdhënëse.

Si gazetare ka mbuluar evenimente në vend dhe jashtë vendit dhe ka informuar mbi të gjitha evenimentet kyçe të historisë më të re të vendit.

Ajo ka qenë redaktore në disa media, kurse një pjesë të karrierës profesionale, të informimit dhe arsimimit e ka kaluar edhe në mediat e huaja. Ka marrë pjesë në projekte mbi liritë e mediave dhe të drejtat e njeriut. 

Si këshilltare për marrëdhëniet me publikun dhe zëdhënëse ka punuar në Universitetin FON, Komunën “Qendër” në Shkup dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ka bashkëpunuar me mediat dhe ka punuar mbi transparencën e institucioneve për qytetarët, të rinjtë dhe sektorin qytetar.

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Ajo është magjistre e shkencave juridike dhe politike, dega: E drejta Ndërkombëtare dhe Mediat.

Ka qenë mbikëqyrëse e cikleve zgjedhore në shumë shtete. Për punën në gazetari është fituese e disa çmimeve.