Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urim Kiro Stojanovit, Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian.
Të nderuar,
Më lejoni të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian t’ua uroj festën më të madhe të krishterë – Pashkën e Madhe.
Këtë vit Pashka e Madhe po festohet në kohën e një pasigurie të madhe dhe të vuajtjeve njerëzore të shkaktuara nga krizat e shumta, vatrat e luftës, fatkeqësitë elementare dhe nga padrejtësia sociale. Sidomos janë prekur më vulnerabilët midis nesh. Mesazhi i Pashkës së Madhe na nxit, të identifikohemi me ata që vuajnë dhe me humanizëm të thellë, solidaritet dhe me empati të përkrahim paqen, drejtësinë sociale dhe një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë. Na bëhet thirrje t’i mbështesim ata të cilët kanë më shumë nevojë, sepse hapat e vegjël të mirësisë mund të bëjnë ndryshime të mëdha në bashkësi.
Krishti u ngjall!
Me të vërtetë u ngjall!
Stevo Pendarovski