Këshilli i Sigurimit me propozim për Qeverinë për gjendje krize në të gjithë territorin e shtetit

19 Nëntor 2020 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” sot u mbajt mbledhja e dhjetë e Këshillit të Sigurimit ku u bisedua mbi situatën aktuale me pandeminë e kovid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Pas mbledhjes, Presidenti Pendarovski deklaroi se është miratuar përfundimi që Këshilli i Sigurimit t’i propozojë Qeverisë të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e  Republikës së Maqedonisë së Veriut me kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Të nderuar,

Sot e mbajtëm mbledhjen e 10-të të Këshillit. Morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përveç ministrit të Punëve të brendshme. Kurse jashtë përbërjes së përhershme, por me ftesën time, duke pasur parasysh temën për të cilën biseduam, ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë.

Në rend të ditës kishim një pikë, biseduam mbi gjendjen aktuale me pandeminë kovid-19.

Ministri Filipçe na informoi mbi kapacitetet dhe resurse të cilat janë në dispozicion dhe të cilat praktikisht përdoren tani në sektorin shëndetësor, si dhe për riorganizimin e spitaleve nëpër vend për pranim të një numri të madh të pacientëve të infektuar dhe të qytetarëve tanë.

Kryeministri Zaev na informoi mbi aktivitetin e përgjithshëm, mbi politikat dhe mbi sektorët e tjerë të cilët punojnë mbi ballafaqimin me pandeminë dhe opsionet dhe skenarët e mundshëm për ditët dhe javët e ardhshme.

Nuk duhet të themi – të gjithë e dimë se gjendja me virusin korona te ne është jashtëzakonisht serioze. Fakti se në të gjitha vendet e rrethinës sonë, nga rajoni, në mbarë Evropën dhe botën, praktikisht pa përjashtim, situata është, gjithashtu shumë e keqe, shumë më e keqe se kulmi i pranverës me të infektuar dhe të vdekur, nuk do të thotë se nuk duhet të reflektojmë, eventualisht, edhe për masa të reja ose t’i rishqyrtojmë efektet e atyre ekzistuese me qëllim që ta kufizojmë shpërhapjen e virusit.

Në këtë kuptim, pas një diskutimi të thellë ku morën pjesë të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit miratuam përfundim, Këshilli i Sigurimit t’i propozojë Qeverisë të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Të sqaroj shkurtimisht se çfarë nënkupton kjo në raport me atë që e kemi tani. Momentalisht, ne kemi shpallur gjendje krize në kufirin verior dhe jugor për kalimet ilegale të refugjatëve dhe migrantëve dhe në ato rajone policia dhe ushtria punojnë bashkë. Tani bashkëpunimi i tillë, pasi të shpallet gjendje krize në të gjithë territorin do të mundësohet në të gjithë territorin e vendit. Përndryshe edhe momentalisht, e dini sepse e shpallëm para disa ditësh, armata i mbështet policinë dhe institucionet shëndetësore, por, në madhësi të kufizuar, duke u mbështetur vetën në bazën ligjore që del nga Ligji për shërbim në armatë. Por, pasi të shpallet gjendje krize, atëherë Ligji i mbrojtjes dhe Ligji për menaxhim me krizat, japin, veçanërisht, mundësi shumë më të gjera për mbështetje të institucioneve kompetente, para së gjithash, atyre shëndetësore, nga armata.

Dallimi i dytë i rëndësishëm qëndron në mundësinë ligjore që Qeveria të menaxhojë me resurset e organeve të administratës shtetërore, të ndërmarrjeve publike, të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, por këtu përfshihen edhe shoqëritë tregtare, në këtë rast institucionet private shëndetësore.

Këtu duhet të sqaroj, sepse kishte spekulime të ndryshme mbi këtë temë në dy ditët e kaluara, se nuk bëhet fjalë për nacionalizim të spitaleve private, por, eventualisht, për menaxhim me to në luftën kundër pandemisë, kuptohet aty dhe në madhësinë që Qeveria do ta vlerësojë se është e domosdoshme. Përndryshe, e dini se prona private është e garantuar me Kushtetutë dhe këtu nuk bëhet fjalë për nacionalizim ose për ndonjë ndryshim të pronësisë.

Të sqaroj edhe diçka, vendosja e gjendjes së krizës në të gjithë territorin nuk ka asnjë lloj lidhjeje me të a.q. orë policore dhe vendosjen eventuale të restrikcioneve në lëvizjen e qytetarëve. Kjo është kompetencë, së pari e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, pastaj e Shtabit Qendror të krizës dhe kuptohet në fund, e Qeverisë, nëse vlerëson se kjo është e domosdoshme.

Dhe vetëm shkurtimisht, shumë shkurtimisht mbi kompetencat për vendosjen apo shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sepse edhe për këtë gjë kishim qëndrime të ndryshme dy-tri ditët e kaluara – nuk i propozon Qeveria Këshillit të Sigurimit të shpallë gjendje krize, ne nuk e kemi këtë kompetencë. Por, Këshilli Sigurimit rekomandon, propozon, ky propozim i dërgohet Komitetit menaxhues në Qendrën për Menaxhim me Krizat, e cila pastaj edhe, formalisht, i dorëzon propozim Qeverisë, që ajo të marrë vendim në fund të atij procesi, të asaj procedura, për shpalljen e  gjendjes së krizës. Pas përfundimit të tillë të Këshillit dhe pas diskutimeve që i patëm në këtë mbledhje të 10-të, pres që Qeveria shumë shpejt të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin.

Ju faleminderit.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....