Mbledhja e Këshillit të Sigurimit

12 Mars 2021 | Kumtesat

Sot, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhja e 11-të e rregullt e Këshillit të Sigurimit me një pikë në rendin e ditës: Informacion mbi furnizimet strategjike në Armatë për periudhën e ardhshme.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar projektet dhe aktivitetet për zhvillim dhe mirëmbajtje të kapaciteteve të mbrojtjes të parashikuara me Planin afatgjatë mbi zhvillimin e shkathtësive mbrojtëse në mbrojtje për periudhën 2019-2028, në përputhje me integrimin e sistemit kolektiv të mbrojtjes në NATO.

Qëllimi më i lartë strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtari i 30-të i NATO-s është zhvillimi i koordinuar dhe mirëmbajtja e shkathtësive operative të mbrojtjes. Pajisja dhe modernizimi i Armatës mundëson që shteti t’i projektojë dhe t’i mbrojë interesat e veta vitale nacionale, kurse kështu ta përforcojë pozitën e vet gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...