Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës

22 Janar 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhang Xuo.

Në këtë takim u riafirmua qëndrimi se marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës janë të suksesshme dhe bazohen në miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin pragmatik në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori kinez shkëmbyen informacione dhe mendime mbi zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe këtu është theksuar bashkëpunimi në suazat e “Procesit për bashkëpunim 17+1” korniza e të cilit jep mundësi për thellimin e tij.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime edhe mbi gjendjen momentale, si në vendin tonë ashtu edhe në Kinë për ballafaqimin me pandeminë e kovid-19, si dhe për procesin e vaksinimit.

Ambasadori kinez Xhang Xuo theksoi se miqësia tradicionale midis dy vendeve është e thellë dhe se Kina i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....