Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Zoran Qoseskin, konsullin e nderuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Australi.
Në këtë takim u bisedua mbi relacionet maqedonase-australiane të cilat karakterizohen me dinamikë pozitive nga vendosja e tyre dhe relacione të mira të cilat zhvillohen nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet tona dhe bashkësisë maqedonase që është e pranishme në Australi dekada me radhë.
Konsulli i nderit Qoseski e informoi Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet e tij si konsull nderi dhe aktivist shumëvjeçar që bashkësia maqedonase të ketë dukshmëri më të madhe në Australi edhe mbi mundësitë e hapjes së fushave të reja të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe popujve.
Presidenti Pendarovski e riafirmoi përgatitjen e shtetit tonë për dinamizim të dialogut politik bilateral në suazat e operacioneve multilaterale, kurse foli edhe mbi interesin e intensifikimit të bashkëpunimit dhe përparimit të shkëmbimit tregtar.