Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Shoqatës “Klubi i gjeneralëve”

3 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Shoqatës “Klubi i gjeneralëve” – Shkup.

Në këtë bisedë u bisedua mbi aktivitetet aktuale të shoqatës, si dhe mbi planet e ardhshme.

Duke i uruar me rastin e 10-vjetorit të ekzistencës, Presidenti Pendarovski theksoi se Klubit të gjeneralëve, si shoqatë që në vetvete bashkon gjeneralët e pensionuar dhe aktivë të Armatës, jep kontribut të fuqishëm me shumë aktivitetet të cilat e trajtojnë mbrojtjen dhe sigurinë.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për vazhdim të bashkëpunimit të suksesshëm të Klubit të gjeneralëve me Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën dhe organet e tjera shtetërore në interes të përparimit të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit