Presidenti Pendarovski e mirëpriti delegacionin nga Kneseti izraelit

10 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Parlamentit izraelit – Kneset, e udhëhequr nga Hamad Amar, kryetar i Grupit parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim midis Shtetit Izrael dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e Knesetit po qëndrojnë në vizitë në vend me rastin e shënimit të 80 vjetorit të depërtimit të hebrenjve maqedonas në llogoren Treblinka.

Duke folur mbi evenimentet përkujtimore, ku do të bëhet homazh për jetët e humbura të hebrenjve, Presidenti tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me angazhimet dhe politikat e veta për kujtim të holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit, si një përgjegjës e jona e përbashkët historike dhe civilizuese.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi përforcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në të gjitha fushat, kurse u fol edhe mbi rolin e bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe u shpreh bindja se ajo do të vazhdojë edhe më tej të japë kontributin e vet aktiv mbi zhvillimin e përgjithshëm të shtetit, si dhe në kultivimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen parimore të Shtetit të Izraelit në periudhën e kaluar dhe shprehu përgatitjen për përparim të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski u takua me maratonistin Dario Ivanovski

Presidenti Pendarovski u takua me maratonistin Dario Ivanovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot në parkun e qytetit në Shkup u takua me maratonistin Dario Ivanovski, i cili para disa ditësh vendosi rekord të ri maqedonas në maratonën në Sevilja, Spanjë, si dhe me trajnerin dhe menaxherin e tij, Igor Jakimovskin dhe atletin Zhan...