Rikujtoj, para më pak se një dekadë, shumë veta në Bruksel i mblodhën vetullat kur sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri e theksoi ndikimin në ngritje rus në Evropë dhe tha: “Në lidhje me Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë [e Veriut]… ato janë në linjën e frontit”.
Ne, të cilët jetojmë në Ballkanin Perëndimor, nuk u tronditëm; ishim të vetëdijshëm për qëllimet e këqija të Rusisë në këtë rajon me dekada me radhë. Në pjesën më të madhe të historisë, pjesa juglindore e kontinentit shumë rrallë është anashkaluar të mos jetë teatër për garë gjeopolitike midis atyre që dëshirojnë të mbledhin territore dhe çopuj nën ndikimin e tyre.
Në Maqedoninë e Veriut, mekanizmi më i fuqishëm mbrojtës nga aktorët e këqij ishte besimi i fuqishëm proevropian i qytetarëve të saj. U veçuam nga vendet e rajonit me kompromiset dhe reformat e shumtë që i bëmë për t’iu bashkangjitur Bashkimit Evropian.
Sot, në kulmin e agresionit rus mbi Ukrainën, kur ndjenjat pro BE-së duhet të jenë më të fuqishme sepse kontinenti po ballafaqohet me një unitet të paparë – pasioni për BE-në në Maqedoninë e Veriut pothuajse është rrënuar krejtësisht.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia nuk ka pësuar izolim të tërësishëm pas Perdes së hekurt. Ajo nuk ishte as pjesë e bllokut perëndimor demokratik. Shkatërrimi i dhunshëm e ndau ish-federatën socialiste, kurse Republika Socialiste e Maqedonisë ishte hedhur si projekt për ndërtimin e kombit brenda natës, e detyruar ta ndryshojë sistemin e vet politik, ideologjinë – dhe, më e rëndësishmja, flamurin dhe emrin – që të bëhet pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
Nga momenti kur u nda nga federata, fqinjët e saj vendosën se është koha ta ndajnë identitetin e vet. Në vitin 1991, shumë pak njerëz ishin të gatshëm të hedhin bast për të ardhmen e vendit madje edhe kur emri i saj tingëllonte i përkohshëm për autsajderët – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – kompromis që duhej ta shndërronte në pjesë të mëparshme të vendit që e kanë pranuar dikur.
Vendimi i parë që e mori presidenti i shtetit të ri u bë plan për indiferencën e vendit i cili do të përpiqet të shkojë nëpër rrugën e lartë, duke u përpjekur të mbijetojë në një rajon jostabil.
Një dekadë më vonë, përpjekjet e elitave postkomuniste që të vazhdojnë ta ndërtojnë shtetin nacional u ballafaquan me rezistencë të armatosur nga bashkësia lokale shqiptare. Koalicioni i madh politik e pranoi avokimin e BE-së dhe NATO-s dhe arriti kompromis, duke u bërë kështu vendi i vetëm pas lufte në Ballkan që zbatoi amnisti të gjerë që të minimizohet mundësia për kontekste të vazhduara etnike.
Zbatimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit – kompromis jotipik ndëretnik – e vendosi mbrojtjen e gjerë për të gjitha bashkësitë etnike në vend dhe kontribuoi në një masë të madhe mbi vendimin e Brukselit që ta emërojë vendin si kandidat për anëtarësim në BE.
Një sërë pilulash të vështira për t’u gëlltitur
Procedurat tona që më përpara duhej të ishin tregues se shteti i ka marrë seriozisht përgjegjësitë e veta si shtet, duke përfshirë edhe peshën e rëndë të marrjes së vendimeve të vështira dhe jopopullare për mirëqenien afatgjatë të kombit. Në vend të kësaj, u zmadhuan sfidat kurse aleatët perëndimor pritën që Maqedonia e Veriut të jetë i rrituri i përjetshëm në këtë hapësirë.
Në të vërtetë, pengimi i integrimit në NATO dhe i anëtarësimit në BE nga Greqia në vitin 2008 për shkak të kontekstit me emrin e vendit çoi në pushtetin autoritar prej një dekade. Më nuk ishim nxënësi i mirë në klasën ballkanike, sepse qeveria e vendit vendosi të shpenzojë para dhe kohë në përmendoret ekstravagante, midis të tjerash, në vend që të shpenzojë për procesin e vet reformues.
Përsëri, shpirti progresiv i popullatës në vend shkëlqeu kur Revolucioni laraman – i quajtur kështu për shkak të bojës që është hedhur mbi përmendoret e lartpërmendura – e nxori vendin nga kjo ngopje, kurse zgjedhjet që vijuan rezultuan me një qeveri e cila dëshironte ta përshpejtojë tempin e integrimit evropian.
Ky vend i vogël me 2 milionë banorë u gjend të ballinat e gazetave në mbarë botën kur ra dakord me atë që shumë veta e konsideronin si thelbësore për ekzistencën e tij – emrin e tij – që ta “verë në gjumë” kontekstin me Greqinë.
Kjo nuk ishte një pilulë e lehtë për t’u gëlltitur. Ndërsa të dyja palët e arritën mirëkuptimin e ndërsjellë për interpretimin e tyre të ngjarjeve të caktuara historike, nacionalistët në diasporë dhe në shtëpi ishin të shqetësuar, duke pasur parasysh se marrëveshja me përcaktuesin “e Veriut” do ta diferencojë identitetin e shtetit nga identiteti i popullit maqedonas.
Ashtu siç pritej, ndikimi i madh i këtyre marrëveshjeve ishte i dukshëm gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vitin 2019 dhe 2020, kur nacionalistët dhe populistët kishin rezultate shumë më të mira sesa blloku proevropian. Këta megjithatë arritën të mbeten në ballë të shtetit, duke pritur të realizohet shpërblimi i premtuar – jo vetëm në formë të anëtarësimit në NATO por edhe fillim i negociatave me Brukselin.
Për fat të keq, filloi të zhvillohet një skenar i padobishëm. Së pari, Bundestagu gjerman e shtyu miratimin e Raportit të përparimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Pastaj, kërkesa e Francës për metodologjinë e re negociuese u zgjat në dy vitet e ardhshme.
Dhe në fund, fqinji ynë lindor Bullgaria ngriti disa ankesa formale kundër dosjes sonë duke iu referuar mirëkuptimit arkaik ballkanik të politikës së identitetit për çështje siç janë historia dhe gjuha.
Brukseli e zgjodhi rrugën më të lehtë duke insistuar në formatin bilateral, duke kërkuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria t’i zgjidhin vetë çështjet e hapura. Kjo u dëshmua si mosrespektim i turpshëm i mosekuilibrit në marrëdhëniet midis të dy shteteve: Bullgaria ishte anëtarja që e përdori të drejtën e vetos që të mos lejojë të hyjë, kurse ne ishim të varur nga unanimiteti i BE-së.
Pozita bullgare ishte dhe mbetet përfundimisht e pakuptueshme për qytetarët maqedonas, sepse thelbi i saj nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe parimet e vendosura evropiane, demokratike. Në fund të fundit, imponimi i narracionit të saj nacional ndaj të tjerëve nuk është diçka për t’u lëvduar, sidomos për kontinentin që e krijoi Bashkimin që t’i japë fund revizionizmit historik i cili shkaktoi kaq vuajtje dhe luftëra në të kaluarën.
Kur të përfundojë lufta në Ukrainë, a do t’i kthehet Brukseli punës së zakonshme?
Dy vjet obstruksione politike në formën e vetës në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut shkaktuan dëme të mëdha mbi qeverinë dhe të gjithë evrofilët. I gjithë akti është kuptuar gjerësisht si tradhti e ëndrrës sonë më të rëndësishme nacionale që nga pavarësia. Për 18 muaj, mbështetja për BE-në ra me shpejtësi për 25%.
Struktura heterogjene etnike e shoqërisë maqedonase është goditur fuqishëm nga kjo situatë, edhe më keq: dallimet e rrepta filluan të ndihen midis maqedonasve dhe shqiptarëve në mbështetjen e tyre për anëtarësim në BE.
Njerëzit me të vërtetë kanë të drejtë: nëse vendi që bëri një sërë kompromisesh të papara në fund nuk është shpërblyer, nuk kanë garanci se do të përfundojë tërësisht ndonjëherë udhëtimi për anëtarësim të plotfuqishëm gjatë jetës së tyre.
Invazioni rus mbi Ukrainën i ndryshoi thelbësisht strukturat politike, ekonomike dhe të sigurisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, e ndryshoi arsyetimin e procesit të zgjerimit, kurse BE-ja e transformoi anëtarësimin si beden për mbrojtjen e ndikimit malinj të Rusisë.
Për këtë qëllim, shumë analistë janë dakord se nëse Kremlini planifikon ta tërheqë vëmendjen e aleancës perëndimore nga Lufta në Ukrainë, Ballkani do të ishte një arenë shumë më e lëndueshme sesa Baltiku, sepse Baltiku është fortësisht në NATO. Por, mbetet pyetja: Ditën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, a do t’i kthehet BE-ja punës së zakonshme?
Edhe pse anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut është një prej pesë vendeve kontribuues më të mëdhenj në mbrojtjen e Ukrainës, megjithatë edhe përkrah rekomandimeve në përgjithësi pozitive nga Brukseli prej fillimit të errët të invazionit të ripërtërirë mbi Ukrainën, rruga e Maqedonisë së Veriut dejt BE-së vazhdon të mbetet në retorikën burokratike për skrining dhe klasterë.
Këtë nuk e lëshuan as qytetarët e saj, entuziazmi i të cilëve ka rënë theksueshëm.
Deri para pak kohe, edhe përkrah të gjitha kompromiseve të vështira, fuqitë proevropiane politike mund të fitonin në zgjedhje. Megjithatë, nacionalistët dhe populistët vazhduan të përforcohen në disa vitet e kaluara, kurse tani ringjallja e tyre duket se nuk ka kthim.
Sinqerisht, Maqedonia e Veriut gjithsesi nuk është një vend i përkryer evropian në raport me standardin jetësor apo sundimin e të drejtës. Megjithatë, në krahasim me pikën e startit para shtatë vjetësh, është bërë një kërcim kuant nga një shtet i izoluar ndërkombëtar në një shtet të integruar me Perëndimin.
Fuqia lëvizëse për ndryshime ishte vendosja e qytetarëve që të veprojnë në dobi të fuqive transformuese të integrimit evropian. Në kohë kur ka luftë mbi interpretimet e historisë, qytetarët maqedonas duhet të shpërblehen për hedhjen poshtë të narracionit për gjak dhe kufij. Megjithatë, që të bëhet kjo gjë, stimulimet e jashtme – së pari nga BE-ja – duhet të vazhdojnë të hyjnë në vend.
Mësimi i nxjerrë nga historia më e re vlen ende për Ballkanin: prania më e vogël e BE-së nënkupton demokraci më të ulë dhe më shumë korrupsion dhe autrokraci.
Nëse blloku mungon përsëri në rajon pas përfundimit të luftës në Ukrainë, herës tjetër kur të kthehet, do ta gjejë Ballkanin Perëndimor me maksimum dhjetë milionë njerëz. Kurse ata që do të mbeten nuk do të jenë brezat e përkushtuar të cilët jetojnë ende në rajon.
Tetë milionët e tjerë do të integrohen në BE duke emigruar në vendet e saj anëtare një nga një, në vend që të presin në vendet amë – ku dikush tjetër do të jetë i lumtur të hyjë dhe të ofrojë “alternativë” shumë më të keqe se Evropa e bashkuar.