Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësues të Odës për sigurim privat

31 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti kryetaren e Odës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim privat, Verica Mileska Stefanovska dhe kryetarin e Këshillit drejtues të kësaj Ode, Riste Mellkov.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet e Odës që i përfaqëson personat juridikë të cilët kryejnë sigurim privat, të udhëhequr kah përparimit të ekspertizës, profesionalizmit, veprimtarisë dhe mbrojtjes së profesionit.

Në këtë takim kryetarja e Odës, Mileska Stefanovska i prezantoi gjendjet dhe sfidat në punë, aktivitetet informative dhe veprimtarinë botuese të kësaj Ode me qëllim që të paraqitet para publikut të gjerë, si dhe mundësitë për zhvillim të sigurisë private si veprimtari e interesit publik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....