Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në konferencën “Bankat qendrore dhe puna e bankës qendrore në një mjedis kompleks: Dëshmimi i përkushtimit dhe mirëmbajtja e kredibilitetit”

1 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, mbajti fjalim në konferencën e 10-të ndërkombëtare “Bankat qendrore dhe puna e bankës qendrore në një mjedis kompleks: Dëshmimi i përkushtimit dhe mirëmbajtja e kredibilitetit” që me organizim nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti i Transformimit të Breton Vuds, mbahet sot në Shkup.

Në fjalën e saj, Presidentja Siljanovska Davkova tha se në kohët e kontradiktave të mëdha, ndërvarësisë së re dhe të thellë të shteteve, ekonomive, njerëzve dhe natyrës, ekonomitë më të vogla, të hapura dhe të varura nga importi, siç është ajo maqedonase, në mënyrë disproporcionale i ndjejnë efektet e rivaliteteve gjeopolitike, konfliktet ushtarake, krizat e ndërthurura të sigurisë, ekonomike, energjetike dhe mjedisore.

Sipas Presidentes, nevojitet të gjendet model për zbutjen e goditjeve në një mjedis ekonomik të paqëndrueshëm dhe në ndryshim të vazhdueshëm dhe ajo vuri në dukje pikërisht bankat qendrore si një nga shtyllat e stabilitetit në kushte të paparashikueshme.

“Që të mund të realizojnë me sukses detyrën e tyre të rëndësishme, bankat qendrore duhet të jenë të pavarura nga autoritetet qendrore, për hir të rezistencës ndaj ndikimeve dhe presioneve politike, të cilat intensifikohen veçanërisht në vitet e krizës dhe zgjedhjeve, siç është ky vit 2024, i cili konsiderohet më elektorali në historinë e demokracisë. Në fakt, pavarësia u mundëson bankave qendrore të kryejnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në uljen e inflacionit, stabilizimin e çmimeve dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik si parakusht për rritjen ekonomike afatgjatë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Sipas Presidentes, qytetarët maqedonas do t’i ndjejnë përfitimet e Bashkimit Evropian vetëm atëherë kur integrimi tregtar do të plotësohet me integrim politik, nëpërmjet procesit të reformave evropiane, me respektimin e standardeve dhe kritereve evropiane. Siç theksoi, integrimi do të na ndihmojë të ndërtojmë shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë, në të cilën burrat dhe gratë mund të përparojnë në mënyrë të barabartë bazuar në njohuritë dhe aftësitë e tyre, përkatësisht në bazë të ekspertizës dhe kompetencës.

“Neve, për fat të keq po na shkurtohet padrejtësisht e drejta jonë për përparim , jo për shkak të Kritereve të Kopenhagës, por për shkak të kërkesave të disa fqinjëve për të rishikuar historinë dhe për të mosrespektuar identitetin kombëtar dhe kulturor”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

“Si pasojë e kësaj padrejtësie, të rinjtë, të cilët janë shtytësi ynë kryesor i ekonomisë, po largohen. Që ta parandalojmë humbjen e burimit më të vlefshëm – rinisë, presim nga partnerët evropian mirëkuptim dhe zhbllokimin dhe delateralizimin e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzimin e standardeve të dyfishta dhe respektimin e ligjit dhe drejtësisë, përkatësisht parimet dhe vlerat evropiane, të përcaktuara në aktet kushtetuese. Vetëm i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian, Ballkani, në vend që të jetë thembra të Akilit, do të bëhet një nga strumbullarët e stabilitetit të Evropës”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Theksoi se është koha për reformimin e sistemit monetar ndërkombëtar, duke u shprehur se në të duhet të përfshihen në mënyrë më të barabartë shtetet më të vogla.

Duke iu rikthyer pjesëmarrjes së saj të javës së kaluar në Samitin e së ardhmes në Nju Jork dhe fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, se nuk mund të ndërtojmë një të ardhme për pasardhësit tanë me ndihmën e një sistemi të ndërtuar 79 vjet më parë, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu bindjen se nevojitet rishikim dhe transformim i çdo segmenti të rendit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe rendin ndërkombëtar monetar dhe financiar të vendosur në konferencën e Breton Vuds në vitin 1944.

“Si presidentja e parëmaqedonase, besoj se ndryshimet prekin edhe gratë dhe se gratë nuk janë vetëm për ndryshime në OKB, por edhe për reformimin e rendit ndërkombëtar monetar dhe financiar”, tha në fjalimin e saj Presidentja Siljanovska Davkova.

Paraprakisht, Presidentja Siljanovska Davkova u takua me Alfred Kamer, drejtorin për Evropën në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku u bisedua mbi bashkëpunim e përgjithshëm dhe aktivitetet e Fondit në shtetin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit