Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mbajti fjalim në konferencën “Barazia gjinore në vendin e punës”

21 Shtator 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit në Republikën e Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievsla, mbajti fjalim në konferencën “Barazia gjinore në vendin e punës” që sot u mbajt në Kabinetin e Presidentit.

Sipas Gjorgievskës, analizat e deritanishme të gjendjeve nacionale, rajonale dhe globale dëshmojnë një tendencë shqetësuese – edhe pse ka përparim në nivelin e arsimit të grave, në përvojën dhe ekspertizën e tyre të punës, ende nuk kemi valorizim të punës së grave. Shkaqet për këtë diskrepancë midis gjendjes deklarative dhe faktive në lidhje me të ardhurat, sipas Gjorgievskës, janë të shumta, të strukturuara dhe shpeshherë gravitojnë rreth diskriminimit të bazuar në gjini me të cilin ballafaqohen shumë gra dhe në shoqërinë maqedonase.

“Parimi i vlerësimit të barabartë për punë të barabartë është një nga parimet më të vjetra në Bashkimin Evropian. Si rrjedhim, problemi me fitimin e pabarabartë nuk është vetëm çështje ekonomike dhe politike por edhe çështje e drejtësisë. Domethënë, dinjiteti i barabartë midis burrave dhe grave nënkupton edhe valorizim të drejtë të punës së tyre. Gratë të cilat janë trajnuar në mënyrë të barabartë janë shumë më të motivuara të invetojnë në zhvillimin e tyre personal dhe në karrierë, kurse kështu kontribuojnë në përparimin kolektiv të të gjithë shoqërisë”, tha Gjorgievska.

“Prandaj, që të mbyllet kjo ndarje gjinore dhe të zvogëlohet pabarazia e grave në sferën ekonomike, i mbështesim masat për përforcimin ekonomik të grave, për sipërmarrjen e grave, për një vlerësim të drejtë dhe me dinjitet të barazisë gjinore”, tha Gjorgievska.

Qëllimi kryesor i konferencës, që u mbajt me mbështetjen e bashkëshortes së Presidentit, kurse me organizim nga Qendra për menaxhim me ndryshimet (QMN) dhe Aleanca për barazi gjinore (GEA) është nxitja e çështjes për pabarazinë gjinore në rroga, të analizohen gjendjet, trendet dhe të dërgohet një mesazh i rëndësishëm mbi rëndësinë e tejkalimit të dallimit gjinor në rrogat si pjesë e procesit kompleks të përparimit të barazisë gjinore.

Fjalime përshëndetëse në këtë eveniment kishin edhe Nina Angellovska, kryetarja e GES-s dhe Neda Maleska-Saçmaroska, drejtoresha e përgjithshme e QMN-së. Në suazat e kësaj konference u mbajtën dy panele diskutimi me temë “Gjendja me barazinë gjinore në vendin e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe “Ndërtimi i vendeve më të mira të punës nëpërmjet sigurimit të barazisë gjinore”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....