Konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

12 Gusht 2019 | Fjalimet, Kumtesat

Muajin e kaluar jemi dëshmitarë të një afere të madhe krimi, e cila po trondit themelet e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe vë në pikëpyetje akoma më shumë se kaq, besimin e qytetarëve tek ne, politikanët dhe të shtetit tonë.


Unë, publikisht që në fillimet e rastit “Reket” shpalosa qëndrimin tim se jam i dëshpëruar nga ajo që dëgjova dhe thirra për hulumtim të shpejt dhe të hollësishëm. Në vend të kësaj, kompetentët shkuan në pushime, sikur të bëhej fjalë për një lëndë rutinë, por, nuk është kështu.


Audio dhe video filmimet të cilat po jepen nëpër media, ditëve të kaluara shkaktojnë dëshpërim të madh tek të gjithë qytetarët, e sidomos tek ata të cilët me vite dhe me çmimin e presioneve të vazhdueshme dhe kërcënimeve të ish pushtetit çdo ditë protestonin për shtetin e së drejtës.
I vetëdijshëm për përgjegjësinë time si President i të gjithë qytetarëve dhe angazhimit tim të mbrojë interesat e shtetit dhe qytetarëve të tij, prosperitetin e tij, si dhe realizimin e qëllimeve të jashtme politiko – strategjike, ndaj të cilave në dy vitet e kaluara po ecim me përshpejtim- NATO dhe BE, kërkojmë që institucionet kompetente:

  1. Përfundim i hetimit efikas, të shpejt dhe me themel duke respektuar dispozitën e prezumimit të pafajësisë,
  2. Nëse ka dëshmi të ngrihen aktakuza kundër të gjithë të përfshirëve pa dallim se a janë bartës të funksioneve publike ose jo,
  3. Përveç përgjegjësisë penale- juridike, nëse ka ndonjë tjetër, çfarëdolloj lidhshmërie në rastin, në aspekt të ofrimit të mbrojtjes së personave që janë nën hetime, insistojë në përgjegjësi politike të politikanëve, pavarësisht a janë të pushtetit ose të opozitës. Në këtë kontekst më së miri është emrat e të gjithë atyre që përmenden, pavarësisht me bazë ose qëllimisht, me të vetmin synim të jenë të diskredituar, me nismë vetanake të deklarohen para prokurorit kompetent, me qëllim të tregojnë se para Ligjit dhe para opinioni të gjithë jemi të njëjtë. Opinioi i gjerë ka të drejtë të dijë qëndrimet tona, madje edhe nëse punohet për konstruksione të pabesueshme ose spekulime të dala me qëllime jo të ndershme.

    Fuqishëm besoj se ne politikanët jemi me përgjegjësi më të madhe ndaj qytetarëve të tjerë, me vëmendje më të madhe, madje më rreptësishtë të ndëshkuar në raport me qytetarët e tjerë. Në këtë kontekst pres monitorim më të madh nga mediat dhe gjatë këtij procesi më pak të rëndësishme duhet të jetë kush ka distribuuar filmimet, nga ajo se përmbajtja e bisedave është e vërtetë ose jo. Gjatë kësaj, kërkojmë që mediat, kuptohet, pa u shkelur e drejta e informimit të lirë, me vëmendje të kontrollohen informacionet që plasohen prej anëve të ndryshme, sepse lajmet e rrejshme kanë për qëllim të informojnë opinionin maqedonas, dhe të gërryen besimin e qytetarëve në drejtësi dhe në institucionet shtetërore.
  4. Si President jap përkrahjen e plotë të institucioneve kompetente, sidomos Prokurorisë dhe gjyqësisë dhe do të përdorë të gjitha autorizimet ligjore që t’i mbroj nga proceset. Gjithashtu, do t’i përdorë të gjitha autorizimet ligjore të mbrojë sigurinë nacionale nga përpjekjet e cenimit të saj, qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda.

    Të nderuar qytetarë,
    Kjo situatë e vështirë, shtetin e së drejtës vë në një test të madh, institucionet kompetente dhe të gjithë ne, politikanët e përgjegjshëm. Nëse organet kompetente gjyqësore e qojnë punën deri në fund, dhe, përsëris- pres që ashtu të jetë dhe assesi ndryshe, në këtë rast do të dëshmojmë se sistemi në të vërtetë funksionon, e kjo është mënyra më e mirë që të rikthehet besimi i qytetarëve dhe opinionit të përgjithshëm të organeve të përndjekjes. Në të kundërtën, rrezikojmë qytetarët tanë ta humbin besimin tek të gjithë ne, politikanët dhe tek shteti i tyre, mirëpo, kësaj here përfundimisht.

    Ajo që deri më tani publikisht dihet, fatkeqësisht, sigurt në këtë rast janë të përfshirë persona të profileve të ndryshme. Në audio filmimet e publikuara para do kohësh dëgjohen zëra të aferistëve, madje edhe i prokurores, përmenden emra të personave të njohur.
    Përsëris, përgjegjësi duhet të ketë si në linjën vertikale ashtu edhe në atë horizontale. Përgjegjësi dhe ndëshkime duhet të pasojnë për të gjitha ata tek të cilët do të dëshmohet faj, pa dallim a bëhet fjalë për prokurorë, anëtarë të partive politike, afaristë, politikanë. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjet e këtij vendi, asnjë përkatësi partiake dhe politike nuk guxon të jetë më e fuqishme se drejtësia. Ata të cilët këtë nuk e dinë ose nuk e respektojnë duhet të lëshojnë vendin e tyre për ata të cilët e dinë këtë dhe respektojnë.

Të nderuar qytetarë,
Siç kisha besimin dhe publikisht mbroja institucionin e PSP-së në katër vitet e kaluara dhe sot fuqishëm besoj se institucioni, i cili do të luftojë kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të funksionarëve është më se e nevojshme në shtetin tonë. Me mundin e tyre të kaluar, PSP, jo individë, por si institucion, bashkërisht me Marrëveshja e Prespës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirimin e shtetit të robëruar dhe për afërsinë tonë drejt NATO-s dhe BE-s. Të gjithë hetimet e deritanishme, me definicion, madje edhe po të dëshmohet se disa prokurorë kanë punuar në kundërshtim me ligjin. Përgjegjësia eventuale individuale e një prokurori nuk mund ta vë në pikëpyetje punën e jashtëzakonshme të të gjithë Prokurorisë dhe të gjithë ato dëshmi, të cilat janë realizuar me procedurë ligjore.

PSP-ja, e pozicionuar nga brenda në sistemin e prokurorinë publike të rregullt, duhet të vazhdojë të hulumtojë krimet e pushtetit të kaluar, por, edhe krimet e pushtetit aktual dhe të cilido qoftë pushtet në të ardhmen. Nuk ka shtet të së drejtës nëse pushtetit përndjek vetëm kriminelët e pushtetit të kaluar, dhe jo kriminelët e radhëve të veta.

Të nderuar,
Nuk janë të gjithë prokurorët në PSP dhe në prokurorinë e korruptuar, jo të gjithë gjykatësit janë të korruptuar. Shumica e tyre nga prokurorët dhe gjykatësit janë profesionistë të ndershëm me integritet. Në këtë shtet kemi mjaftueshëm njerëz të ndershëm, të aftë faqebardhë. Megjithatë, këtu, rolin kryesor duhet ta luajnë politikanët, këtu e shoh gabimin e bërë kardinal. Me gjenerata të tëra politikanësh shumë herët të krijojnë ambient ku kuadrot e ndershme profesionale në sistemin- gjyqësor do ta kryejnë punën e vet pa presione nga të korruptuarit do të ballafaqohen me drejtësinë. Megjithatë, edhe sot nuk është vonë, një orë e më parë, ne të fillojmë ta zbatojmë.
Të gjithë politikanët nuk janë të njëjtë. Ne fituam besimin e qytetarëve me bindjen se nuk jemi si ata të mëparshmit, mirëpo, këtë duhet praktikisht ta dëshmojmë. Në këtë kontekst synojmë të japim kontributin tonë të plotë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....