Konferencë për shtyp Pendarovski-Çaputova: Vendet anëtare të BE-së ta ndjekin raportin parimor të Sllovakisë në mbështetjen e eurointegrimeve maqedonase

7 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidenten e Republikës së Sllovakisë Zuzana Çaputova e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizitës, përveç takimit tet-a-tet, u mbajt edhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, pas të cilit Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Çaputova mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

E nderuar Presidente Çaputova,  

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 Kam nderin e veçantë, në prag të festës sonë më të rëndësishme shtetërore të jem nikoqir i presidentes sllovake, koleges sime të respektuar, Zuzana Çaputova.

Miqësia midis dy shteteve tonë bazohet në mbështetjen dhe respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët, por para së gjithash, mbi lidhjet e thella kulturore, për të cilat është më e merituara trashëgimia e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij. Kjo trashëgimi na rikujton të kaluarën e përbashkët, por edhe na çon drejt të ardhmes së përbashkët evropiane, si një mision i veçantë i bashkimit, pikërisht si ai i kohës së iluministëve pansllavë.

Kjo vizitë e vërteton trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, madje edhe më shumë sepse realizohet kur procesi ynë i aderimit në Bashkimin Evropian tashmë ka filluar. Për ne është e mirëseardhur përvoja sllovake nga procesi i aderimit në Bashkim, që do të jetë e një ndihme të madhe në atë proces.

Me këtë rast, dua të shpreh falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe jashtëzakonisht të zëshme sllovake për eurointegrimet maqedonase. Pikërisht kur ishte më e vështirë, Sllovakia, si një mik i vërtetë, pa llogaritje, na mbështeste në të gjitha situatat.

Sinqerisht, shpresoj për një qasje të ngjashme në të ardhmen nga të gjitha vendet anëtare, duke e ndjekur pikërisht raportin parimor të Sllovakisë, si një nga fuqitë lëvizëse të Grupit të Vishegradit.

Në atë kontekst, me Presidenten Çaputova shkëmbyem mendime edhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal si një segment i rëndësishëm në eurointegrimet, ndërsa biseduam për modelin e suksesshëm të vendeve të Grupit të Vishegradit përvoja e të cilit mund të jetë shembull i dobishëm edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përndryshe, kjo vizitë realizohet në një moment kritik për Evropën. Si shtete anëtare në NATO biseduam edhe për sigurinë e kontinentit, në kontekst të luftës në Ukrainë dhe për pasojat e saj të cilat i ndiejmë të gjithë.

Fokus i veçantë në këto bisedime ishte intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, i cili nuk e ka arritur potencialin e vet real, edhe pse shkëmbimi tregtar bilateral në 5-6 vitet e fundit shënon rritje konstante. Shpreha pritjen se do të shohim investime më të mëdha të kompanive sllovake te ne, sidomos pasi tani i kemi filluar negociatat me Bashkimin.

Në fund, dua të shpreh bindjen time se në periudhën e ardhshme marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovakisë do të ngrihen në nivel edhe më të lartë, kurse për këtë gjë përveç vlerave të përbashkëta evropiane dhe lidhjet e afërta kulturore dhe shpirtërore, do të kontribuojë edhe hapja e ambasadës sonë në Bratislavë. Gjatë këtij muaji, pres që ambasadori ynë i parë rezident i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë do ta marrë obligimin në kryeqytetin e Republikës së Sllovakisë.

E nderuar Presidentja Çaputova,  

Juve dhe delegacionit Tuaj Ju uroj, edhe njëherë, një mirëseardhje të ngrohtë dhe qëndrim të këndshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....