Konferencë për shtyp Pendarovski-Levic: Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian

21 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levic i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizitës, përveç takimit tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentit Levic, u mbajt edhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, kurse pas këtij takimi të dy presidentët mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Në vijim është teksti i deklaratës së Presidentit Pendarovski, kurse nga linku në vijim mund të merrni videomaterialin:

I nderuar Presidenti Levic,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Kam nderin dhe kënaqësinë që jam nikoqir i vizitës Suaj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Më gëzon fakti, se përkundrejt tensioneve aktuale në kontinentin tonë, arritët ta realizoni këtë vizitë siç biseduam në takimin tonë në Munih para dy vjetësh.

Prej atëherë, për fat të keq shumë gjëra kanë ndryshuar për më keq, para së gjithash, pandemia e cila i paralizoi jetët tona dhe lufta më e re në Evropë, në fqinjësinë Tuaj, por jo kaq larg edhe prej nesh.

Menjëherë pas takimit tonë në Konferencën e Sigurimit në Munih, të cilën e përmenda, u bëmë edhe zyrtarisht aleatë të NATO-s dhe bashkëpunimi ynë u zgjerua pikërisht në sferën për të cilën flitet më shumë sot – sigurimi i paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Evropë.

Ajo që fatkeqësisht ka mbetur e pandryshuar, ndërkohë, është fakti se ne jemi ende në pritje të fillimit zyrtar të negociatave me Bashkimin Evropian. Kësaj teme i kushtuam një pjesë të rëndësishme të bisedave tona këtë paradite, kurse do të vazhdojmë edhe gjatë ditës.

Ju faleminderit që Letonia është një nga vendet anëtare të Bashkimit që e ka njohur prej kohësh përgatitjen, përkushtimin dhe sakrificën tonë për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësim në BE. Ju dhe udhëheqja politike letoneze e kuptoni absolutisht se paqja dhe siguria në Evropë janë në lidhje të drejtpërdrejtë, midis të tjerash, edhe me vendimet e Bashkimit për zgjerimin e tij.

Në këtë kontekst, dëshiroj t’ju falënderoj dhe për angazhimin e sinqertë për intensifikimin e politikës së zgjerimit me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përvoja juaj, edhe si vend edhe si rajon, është argument plus për fillimin e negociatave aderuese si shtesë në intensifikimin e reformave demokratike në shoqëri. Gjithashtu, përgatitja juaj për shkëmbim të përvojave personale nga procesi eurointegrues është me rëndësi të madhe për ne.

Në takim biseduam edhe për agresion ushtarak rus në Ukrainë. Për fat të keq, në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, ushtria ruse tashmë prej dy muajsh po demonstron fuqi, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar qytete të tëra në Ukrainë. Maqedonia e Veriut dhe Letonia përveç dënimit të invazionit ushtarak rus, iu bashkëngjitën edhe paketës së tërësishme të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Në këtë kontekst, nëpërmjet solidaritetit dhe përpjekjeve të përbashkëta me aleatët kontribuojmë në krijimin e parakushteve për ndalimin e luftës, rivendosjen e paqes dhe sigurisë në kontinentin tonë dhe amortizimin e krizës enorme humanitare dhe të refugjatëve.

Në këtë bisedë shkëmbyem mendime edhe mbi gjendjet aktuale në rajonin tonë. Ballkani dhe Baltiku, edhe përkrah distancës gjeografike, kanë një potencial të madh për afrim në shumë linja, para së gjithash në sferën ekonomike, tregtare, kulturore dhe digjitale.

Jam i bindur se me bërjen e përpjekjeve shtesë, me asistencë të Brukselit mund t’i “reflektojmë” sukseset që integrimi euroatlantik i stimuloi në Baltik dhe transformimin e atjeshëm pozitiv i cili për ne është inspirim.

Më lejoni të konstatoj se në takimin e hapur dhe miqësor me kolegun Levic, vetëm u përcaktua mbështetja e sinqertë e Letonisë në raport me vendin maqedonas në Evropën e Bashkuar.

President,

Më lejoni t’Ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Shkup dhe turne të suksesshëm rajonal.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...