Presidenti Pendarovski në konferencën: Çfarë pas krizës – E ardhmja e Ballkanit Perëndimor

24 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën me temë: Çfarë pas krizës – E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Fondacioni BFPE për shoqëri të përgjegjshme në Republikën e Serbisë, Instituti për demokraci dhe Këshilli atlantik.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski foli edhe mbi proceset aktuale politike shoqërore në rajon, mbi krizën ekonomike dhe energjetike, mbi pasojat e luftës në Ukrainë dhe mbi sfidat globale të sigurisë. Është e rëndësishme ruajtja e kursit tonë evropian, por edhe nevoja për proaktivitet të Bashkimit Evropian me fokus të zmadhuar të agjendës evropiane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca është pjesë e një sëre evenimentesh në suazat e iniciativës Dialogë ballkanikë. Deri më tani konferenca të tilla janë mbajtur në Beograd, Tiranë, Berlin, Munih dhe Paris.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...