Pendarovski: Pa masa afatgjata për mbrojtje do t’i humbim përgjithmonë resurset e ujit

3 Mars 2021 | Kumtesat

Zhvillimi i përgjithshëm i shtetit në një masë të madhe varen nga cilësia dhe sasia e resurseve tona ujore. Nëse nuk ndërmarrim masa afatgjate për mbrojtjen e tyre, mund t’i humbasim përgjithmonë, tha Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e vet në konferencën virtuale “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor si nxitje për mbrojtjen e ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në organizim të Institutit për Politikë Evropiane në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit, kurse në suazat e fushatës “Kthjello gjithçka!”.

Sipas disa vlerësimeve, tha Presidenti Pendarovski në shtet pastrohen vetëm rreth 3 deri në 4 përqind e sasisë së përgjithshme të ujërave të pista nga minierat dhe industria, kurse pjesa më e madhe e ujit të papastër lëshohet drejtpërdrejt në tokë, në lumenj, akumulime, liqene dhe në kanalizimin publik. Problem serioz i të njëjtit nivel, sipas Presidentit, është edhe nxjerrja e rërës, zhavorrit dhe gurit nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve dhe liqeneve, që pa kritere dhe pa mekanizma kontrollues të qartë, siç tha ai, kalon në de facto, shkatërrim legal të shtretërve të lumenjve.

“Ekzistojnë disa arsye për menaxhimin e tillë të paqëndrueshëm me ujërat. Së pari, niveli i ulët i vetëdijes publike dhe ndërgjegjja personale. Dominon ende mendimi se ujë është resurs që mund të shpenzohet pa kufizim. Raporti i tillë jonikoqir është jashtëzakonisht shqetësues nëse merret parasysh se 11 përqind e numrit të përgjithshëm të ekonomive familjare individuale në Maqedoninë e Veriut nuk kanë ende qasje te uji i pijshëm”, tha Presidenti Pendarovski.

Një hallkë e dobët në sistemin tonë, sipas Presidentit Pendarovski, është mbikëqyrja inspektuese, si dhe vlerësoi se ajo është e parregullt dhe reaktive, për shkak të pengesave ligjore dhe kufizimeve të buxhetit.

“Për shkak të këtyre mangësive të mbledhura sistematike, institucionet kompetente vite me radhë nuk kanë mbikëqyrje reale në cilësinë dhe sasinë e ujërave në Maqedoninë e Veriut. Nuk dihet saktësisht se sa ujë mbitokësor dhe nëntokësor kemi në dispozicion. Nuk dihet sa ujë merret dhe derdhet për ujitje dhe pastrim. Kurse pa të dhëna të qarta është e vështirë të miratohen politika dhe rregullativa afatgjate të qëndrueshme. Në një gjendje të tillë të paqartë, mbajtja e përgjegjësisë është përjashtim që e vërteton rregullin se shkelësi më shpesh nuk dënohen. Në një rast të tillë, çmimin e paguajnë natyra dhe ne qytetarët”, tha Presidenti Pendarovski.

Sipas Presidentit, ndryshimet klimatike i komplikojnë më shumë problemet për shkak të faktit që shteti ynë gjendet në një nga rajonet më të lëndueshme klimatike jo vetëm në Evropë por edhe në botë. Si shumë shqetësuese e theksoi gjendjen me Liqenin e Prespës.
“Nëse nuk ndërmarrim masa afatgjate për mbrojtjen e resurseve ujore, mund t’i humbim shumë lehtë përgjithmonë. Prandaj problemi me mbrojtjen e ujërave nuk është çështje e politikës ditore, por çështje ekzistenciale”, tha Presidenti Pendarovski.

“Që të kthjellohet situata me mbrojtjen e ujërave tona, institucioneve kompetente u nevojiten të dhëna të sakta, por edhe të azhurnuara. Nevojitet harmonizim me legjislacionin evropian, por, kjo është pjesa më e lehtë, sepse zbatimi është më i rëndësishëm, që nënkupton edhe mbikëqyrje të rregullt dhe parandaluese inspektuese, e cila do ta sanksionojë në kohë çdo përpjekje për fitim në llogari të mjedisit jetësor dhe qytetarëve. Një gjë duhet ta kemi të qartë – këtë nuk e bëjmë për Brukselin. Këtë e bëjmë për ne”, tha Presidenti.

Kjo çështje, sipas Presidentit, ka edhe dimension të jashtëm politik sepse përfshin edhe bashkëpunim ndërkufitar në menaxhimin me tre liqenet e mëdhenj dhe lumenjtë e mëdhenj që i kemi të përbashkët me fqinjët tanë.

“Kjo nënkupton se mbrojtja e ujërave nuk është vetëm çështje e brendshme por edhe evropiane. Agjenda e gjelbër është pjesë e Planit investues dhe ekonomik për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliardë eurosh. Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë projekte për shfrytëzim të qëndrueshëm racional dhe efikas të resurseve. Besoj se kemi ende potencial të mjaftueshëm të brendshëm që ta zgjidhim këtë çështje”, tha presidenti Pendarovski në fjalimin në këtë konferencë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...