Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi strukturat e zbulimit dhe sigurisë, nga aspekti i mbrojtjes së të drejtës së privatësisë së qytetarëve”

8 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi strukturat e zbulimit dhe sigurisë, nga aspekti i mbrojtjes së të drejtës së privatësisë së qytetarëve”, të organizuar nga Avokati i Popullit dhe Qendra e Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë.

Në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski theksoi se Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë të qytetarëve, te Prokuroria mund të iniciojë dhe ngrejë procedura përkatëse penale nëse gjatë kryerjes së funksionit mbikëqyrës vlerëson se ekziston bazë dyshimi se është kryer vepër penale nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre. Ato autorizime nga pikëpamja e publikut, siç theksoi Presidenti Pendarovski, nuk janë as të vogla dhe as mund të anashkalohen ose margjinalizohen me lehtësi nga funksionarët e lartë në to.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar Avokat i Popullit,
Të nderuar pjesëmarrës në konferencë,
Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mbaj fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi strukturat e zbulimit dhe sigurisë, nga aspekti i mbrojtjes së të drejtës së privatësisë së qytetarëve” të cilën ky institucione e organizon në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë.

Tema e konferencës, kurse, sidomos përfundimet dhe rekomandimet e saj do të kenë rëndësi të shumëfishtë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si një nga anëtarët e reja të NATO-s shërbimet tona të sigurisë kanë përgjegjësi ta realizojnë detyrën e vet kyçe, kurse ajo është – mbrojtja e sigurisë nacionale dhe e rendit demokratik në shtet, si dhe e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Supozimi për realizimin e këtij qëllimi është hasja dhe parandalimi i suksesshëm i ndikimeve keqdashëse dhe përzierja në punët e brendshme të shtetit, me qëllim që të dobësohen institucionet dhe të shkatërrohet kohezioni shoqëror.

Si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi përgjegjësi puna e shërbimeve të sigurimit të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe nën kontroll të institucioneve politike demokratike, por edhe të institucioneve të pavarura për mbikëqyrje, si dhe të shoqërisë qytetare, me qëllim që shërbimet e sigurisë ta kryejnë funksionin e vet duke e respektuar parimin e sundimit të të drejtës dhe duke i mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Si shtet i cili në tri dekadat e kaluara ka pasur disa përvoja jashtëzakonisht negative ku janë involvuar shërbimet e sigurimit, kurse me të cilat janë shkelur në mënyrë masive të drejtat dhe liritë e njeriut, para së gjithash, e drejta e pavarësisë, kemi përgjegjësi enorme para qytetarëve tanë të krijojmë mekanizma stabilë për mbikëqyrje dhe kontroll që të mos përsëritet më asnjëherë keqpërdorimi flagrant i shërbimeve për interesat personale dhe partiake për të cilin kemi qenë dëshmitarë para pak kohe.

Duke parë perspektivën historike, fitimin e pavarësisë dhe tranzicionin nga sistemi njëpartiak në demokraci pluraliste, për fat të keq, nuk është ndjekur edhe me reformat përkatëse në shërbimet e sigurimit. Vite me radhë pas pavarësisë shërbimet e sigurisë janë trajtuar në heshtje si instrument për kontroll të kundërshtarëve politikë, sesa si institucione shtetërore me obligim sigurinë nacionale.

Mantra e vjetër e kohës së socializmit se shërbimet janë “shpata në duart e partisë” vazhdoi të funksiononte në formë të modifikuar në sistemin shumëpartiak, ku gjatë ndërrimit të qeverisë, marrja në kontroll e shërbimeve ishte prioriteti kryesor politik. Madje edhe një pjesë e vetë pjesëtarëve të shërbimeve nuk i rezistuan kësaj praktike antidemokratike, por në përpjekje për të ruajtur pozitat, karrierën dhe privilegjet e tyre, shpeshherë u vunë në shërbim të strukturës aktuale në pushtet. Pikërisht kjo është arsyeja që në periudha të ndryshme kohore kanë ndodhur skandale të njëjta apo të ngjashme dhe përse struktura organizative, kurse sidomos praktika operacionale e shërbimeve nuk pësoi ndryshime të rëndësishme për një kohë të gjatë.

Të nderuar pjesëmarrës në këtë konferencë,

Në disa vitet e fundit kanë ndodhur reforma të cilat të paktën në nivel ligjvënës dhanë ndryshime pozitive në organizimin dhe punën e shërbimeve. Nëpërmjet një ligji të veçantë ish-drejtoria për siguri dhe kundërzbulim është transformuar në Agjenci të Sigurisë Nacionale dhe është e ndarë nga ana funksionale dhe organizative nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndjekja e komunikimeve kalo nga ish-DSK-ja e MPB-së në Agjenci Teknike Operative e cila është institucion i pavarur shtetëror me detyrë të mundësojë lidhje teknike midis operatorëve dhe institucioneve shtetërore në bazë të procedurës së përcaktuar ligjore. Në fund, por jo më me pak rëndësi, pas më shumë se 25 vjetësh është miratuar Ligji për Agjencinë e Zbulimit i cili ishte baza për reformën themelore në këtë shërbim në drejtim të realizimit efikas të rolit të saj gjatë sfidave gjeopolitike jashtëzakonisht të komplikuara rajonale dhe globale.

Megjithatë, edhe pse kemi përparim, nuk mund të themi se e kemi përfunduar reformën në sektorin e sigurisë dhe pikërisht në pjesën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të punës së shërbimeve, edhe pse ato ishin segmentet kryesore në rekomandimet të cilat i morëm nga raporti i grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, domethënë të pamundësohet përsëritja e përgjimit masiv dhe shkelja e privatësisë së qytetarëve që me vite me radhë është zbatuar nga përfaqësuesit e shërbimeve, kurse me kërkesë të pushtetit të atëhershëm.

Në këtë segment, rol veçanërisht të rëndësishëm ka Avokati i Popullit. Edhe pse ky institucion ka autorizime shumë më të vogla ekzekutive sesa Prokuroria apo Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje, megjithatë, ai është më afër thelbit të asaj që quhet – kontroll qytetar mbi pushtetin, duke përfshirë edhe një nga pjesët e saj më senzitive – shërbimet e sigurimit.

Fakti se ky institucion ka kompetenca t’u kërkojë përgjigje institucioneve qeveritare pas ankesave të qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe kontrollimin e informacionit të klasifikuar me të cilin punojnë kryesisht shërbimet e sigurimit, i bën vëzhgimet dhe rekomandimet e tij për institucionet qeveritare, jo vetëm bazë për raportet mediatike por edhe instrument për ngritjen dhe ndryshimin e vetëdijes publike. Avokati i Popullit, si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë të qytetarëve, mund të iniciojë ndjekjen dhe zhvillimin e procedurës përkatëse penale nëse gjatë kryerjes së funksionit mbikëqyrës vlerëson se ka bazë për të dyshuar se është kryer vepër penale nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre. Këto kompetenca nga këndvështrimi i publikut nuk janë as të vogla dhe as nuk mund të anashkalohen apo të margjinalizohen lehtësisht nga institucionet dhe funksionarët e tyre të lartë.

Në këtë drejtim dua ta theksoj mbështetjen time të tërësishme për institucionin Avokat i Popullit dhe ta inkurajoj në të ardhmen të ketë qasje edhe më proaktive dhe madje edhe vetë të iniciojë procedura të cilat në fund do të ndihmojnë në krijimin e një kulture të re juridike dhe politike për vendin dhe rolin e shërbimeve të sigurimit në demokraci. Në atë mënyrë do të jepni kontribut në reformat e shërbimeve, do të parandaloni keqpërdorimet dhe shkeljet potenciale të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe, në tërësi, do të jepni kontribut në ndërtimin e shtetit funksional juridik.

Të nderuar,

Me këtë mesazh do të dëshiroja, edhe njëherë, t’ju falënderoj për ftesën sot të jem midis jush, t’ju uroj debat dhe punë të mëtejshme interesante për zbatimin në praktikë të përfundimeve që do të dalin nga kjo konferencë.

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit