Presidenti Pendarovski e mirëpriti Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

12 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale me theks në bashkëpunimin parlamentar, ku të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësinë nga dinamika dhe bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës të cilat mundësojnë marrëdhënie pozitive dhe konstruktive, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe pa çështje të hapura.

Bashkëfolësit biseduan edhe mbi ngjarjet e fundit në Kosovë, kurse Presidenti Pendarovski bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve duke u garantuar kështu paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi si te fqinjët tanë ashtu edhe në të gjithë rajonin. Në këtë kontekst, Presidenti e riafirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut e Mbështet dialogun Beograd-Prishtinë për gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet në rajon ku u konstatua se në kontekst me sfidat e reja  gjeopolitike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ për të gjithë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...