Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Konjufca

15 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, sot u takua me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale i dhe është shprehur kënaqësia nga bashkëpunimi miqësor që zhvillohet nëpërmjet dialogut të hapur dhe dinamik.

Të dy bashkëfolësit theksuan se vendosja e kontakteve të shpeshta dhe të drejtpërdrejta do të reflektohet pozitivisht në relacionet midis dy shteteve në sferën politike, ekonomike dhe të sigurisë. Në këtë kontekst është konstatuar edhe bashkëpunimi konstruktiv interparlamentar, si dhe angazhimi për përparimin e saj të mëtejshëm në drejtim të realizimit të qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta në politikën e jashtme, anëtarësimi i të dy shteteve në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konjufca biseduan edhe mbi proceset e përgjithshme në planin rajonal dhe vlerësuan se investimi i përbashkët në marrëdhëniet e mira fqinjësore, është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....