Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në mbylljen e Shkollës verore për menaxhim participativ dhe partneritet qytetar-publik

23 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër mbajti fjalim në mbylljen e Shkollës verore për menaxhim participativ dhe partneritet qytetar-publik: “Liquid Frameworks, Solid Institutions — building participation from the bottom up” në organizim të Kooperativës – platforma rajonale për kulturën.

“Sektori i pavarur kulturor është grup shoqëror i cili lufton përveç se për interesin e vet primar në sferën e politikave bashkëkohore kulturore dhe për ndryshimet e parimeve demokratike të bashkësisë të cilat do të jenë aplikative për të gjithë, kurse jo vetëm për grupet e vogla të privilegjuara”, rekomandoi në këtë fjalim Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se nuk ka asgjë më të rëndësishme se lidhjet, me parashenjë të qartë të përbashkët, siç është kjo lidhje rajonale në Ballkan.

“Sinqerisht dëshiroj që kjo platformë ta përforcojë bashkëpunimin kulturor të Ballkanit dhe më gjerë, por edhe të hapë horizonte dhe perspektiva të reja në gjendjen shoqërore të sektorit të pavarur kulturor dhe bashkëpunimin e tij me strukturat politike me parashenjë të ndryshme ideologjike, që do të ndihmojë me siguri në krijimin e politikave të reja, më të mira nga këto që i kemi sot”, tha Presidenti në fjalim.

Qëllimi i kësaj shkolle verore ku marrin pjesë pjesëmarrës nga 11 vende nga Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor është që t’i ndërtojë kapacitetet e organizatave qytetare për krijimin e modeleve inovuese të partneritetit qytetar-publik, menaxhimin participativ, qytetarinë aktive dhe transformimin emancipues institucional.

Paraprakisht, Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e Kooperativës ku u njoh me aktivitetet e tyre aktuale dhe strukturat bashkëkohore dhe inovative rajonale për bashkëpunimin kulturor. Në këtë takim Presidenti i përshëndeti përpjekjet e tyre për përmirësim të kushteve të punës në sektorin qytetar në artin dhe kulturën bashkëkohore, si dhe projektet për zhvillimin dhe përforcimin e bashkëpunimit kulturor në Evropën Juglindore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....