Filloi vizita zyrtare e Presidentit Pendarovski në Republikën e Kosovës

15 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u prit sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, në ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke filluar kështu vizita e tij zyrtare në Republikën e Kosovës.

Presidenti Pendarovski kishte takim tet-a-tet me Presidenten Osmani-Sadriu, pas së cilit u mbajt edhe takim plenar i delegacionit maqedonas dhe atij kosovar.

Në këto takime u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, ku u tha se marrëdhëniet midis dy shteteve janë konstruktive dhe miqësore, kurse bashkëpunimi zhvillohet nëpërmjet dialogut të hapur dhe dinamik. Në këto takime u theksua interesi për zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm, si në kontekstin e pikëpamjeve të përbashkëta në raport me integrimin në NATO dhe në BE, dhe në ekonomi, që përbën një investim shtesë në ndërtimin e një partneriteti stabil dhe një fqinjësie të mirë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...