Presidenti Pendarovski e vizitoi fabrikën “Kostall Makedonija” në Ohër

23 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër e vizitoi fabrikën “Kostall Makedonija”, pjesë e grupacionit gjerman “KOSTAL” për prodhim të pjesëve dhe komponentëve të industrisë automobilistike.
Gjatë vizitës Presidenti Pendarovski u njoh me kapacitetet prodhuese, me projektet aktuale, drejtimet e biznesit dhe projeksionet investues të ardhshme të kompanisë.

Gjatë bisedës me drejtorin e përgjithshëm të “Kostall Makedonija”, Viktor Mizo, Presidenti u informua se nëpër një procesi teknologjikisht të zhvilluar dhe shumë të sofistikuar fabrika prodhon edhe pjesë të cilat vendosen në automjetet më moderne elektrike dhe hibride.

Presidenti Pendarovski u informua se kompania kontribuon edhe në planin vendas, duke nxitur zhvillimi personal dhe bashkimin e të rinjve dhe kuadrove profesionale në vend. Presidenti Pendarovski bisedoi edhe me inxhinierët e rinj të cilët janë në trajnim në fabrikën “Konstall Makedonija”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit