Presidenti Pendarovski: Vetëm me fuqi të përbashkëta dhe solidaritet mund t’i kalojmë kohët e krizave

21 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, mbrëmë mbajti fjalim në pritjen për festat e vitit të ri të titulluar “Besimi më i fuqishëm nga çdo krizë” të organizuar nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare dhe grupeve religjioze,
I nderuar drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze,
Të nderuar të ftuar,
Miq të dashur,

Ju falënderoj për nderim që të jem sot këtu dhe të mbaj fjalim në pritjen e festave të fundvitit të organizuar nga Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze. Gëzohem që në të njëjtin vend jemi mbledhur krerët dhe përfaqësuesit fetarë, por edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, që dërgon mesazh të qartë se të gjithë jemi të bashkuar rreth qëllimeve të njëjta: paqes, shëndetit, gëzimit dhe jetës më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Në vitin që po kalon, për fat të keq, u ballafaquam me tundime të reja dhe me krizën e thellë botërore energjetike dhe ekonomike e cila ka efekte shkatërruese mbi ekonominë tonë të brishtë. Edhe pse kulmet e pandemisë së kovid-19 janë lëna pas nesh dhe botës, u ngrit pak nga pandemia e tmerrshme e cila mori kaq shumë jetë, ndodhi kriza energjetike dhe ekonomike si rezultat i agresionit rus mbi Ukrainën. Ky konflikt ushtarak, fundi i të cilit nuk shihet, edhe pse territorialisht i kufizuar, shkaktoi një sërë gjendje krizash të cilat u shumëfishuan dhe u përforcuan me njëra-tjetrën. E gjithë kjo ndikon negativisht mbi jetët tona, mbi psikikën, ambiciet dhe planet tona, kurse e zmadhon njëkohësisht varfërinë dhe godet më rëndë kategoritë vulnerabile.

Njerëzve, pikërisht në kohë të tilla u nevojitet më shumë mbështetje, solidaritet, besim dhe shpresë. Katedralet fetare shpesh janë vendet ku marrim kuptimin e qetësinë. Aty motivohemi të vazhdojmë mandej edhe nëpër shtigjet më të pjerrëta të jetës. Edhe në rrethana normale, dhe në të keqe dhe në të mirë, besimi është shoqëruesi i shumë vetave prej nesh.

Domethënë, në situata krize është e dukshme sa të vegjël dhe të pafuqishëm jemi dhe sesa edhe si individë, por edhe si bashkësi na nevojitet respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Pikërisht për këtë arsye ju që jeni të përfshirë përditë dhe drejtpërdrejt në sferën e fesë, keni një detyrë shtesë të vështirë të jepni mbështetje dhe ngushëllim, të ndihmoni dhe të jepni, të jeni vazhdimisht me besimtarët tuaj. Edhe pse jemi të angazhuar në një fushë tjetër, kjo e njëjta gjë, jo më pak vlen edhe për ne politikanët të cilët në këto kohë krize duhet të punojmë me përkushtim maksimal në lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë, e shkaktuara nga njeriu dhe të jemi vazhdimisht me qytetarët. Siç thotë edhe titulli i pritjes së sotme – “Besimi më i fuqishëm se cilado krizë”, asnjë ndërlikim, rrezik, vështirësi, krizë e çdo lloj intensiteti dhe karakteri, nuk mund ta shkatërrojnë besimin si fondament të ekzistencës njerëzore.

Se nuk është gjithçka kaq e zezë rreth nesh, na vërtetojnë edhe aktivitetet tuaja në fushën e fesë në vitin 2022, kur ishim dlshmitarë se bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe më vete edhe njëri me tjetrin kanë punuar me përkushtim për realizimin e misioneve të veta. Ky është një mesazh inkurajues i cili jap perspektiva të reja dhe jep shpresë për një të ardhme më të mirë, sepse vetëm me forca të përbashkëta dhe me solidaritet mund të kalojmë më lehtë nëpër kohët e krizave dhe të kemi jetë dinjitoze dhe të plotësuar.

Të nderuar,

Është planifikuar që evenimenti i sotëm të pasurohet me dhënien e mirënjohjes “Velo Mançevski” e cila e mban emrin e Referentit të parë fetar në Maqedoni nga viti 1943. Duke pasur parasysh se kjo mirënjohje më e lartë vjetore për kontribut të veçantë të personave fizikë dhe juridikë sapo është vendosur, edhe këtë vit jepet për herë të parë, do të dëshiroja ta uroj Komisionin për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze për këtë ide.

Vendimi që mirënjohje të mbajë emrin e një personalitet të rëndësishëm i cili nuk ka qenë i eksponuar sa duhet në opinionin tonë padyshim që meriton mbështetje pa rezervë. E shfrytëzoj këtë mundësi t’i uroj fituesit e parë të mirënjohjes, duke shpresuar se do të vazhdojnë të kontribuojnë jo vetëm në suazat e fesë, por edhe më gjerë në shoqërinë maqedonase. Përkushtimi dhe sakrifica duhet të dallohen dhe njihen në çdo segment të jetës sonë. Dua të shpreh falënderimin dhe respektin tim për fituesit e mirënjohjes “Velo Mançevski”, por edhe për të gjithë fituesit e mirënjohjeve dhe çmimeve të tjera.

Më lejoni në fund t’ju uroj Viti 2023 ta kaloni në shëndet të mirë, në paqe, të mbushur me gëzim dhe lumturi. Gjithsesi ju dëshiroj edhe sukses në planin personal dhe profesional dhe të shikojmë vetëm gjëra të bukura.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit