Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e kremtimit të festës hebraike Hanuka, së bashku me nxënësit e SHST “Idnina” dhe SHST “Zllaten Sramec” nga Shkupi, të cilat janë pjesë të Projektit “1000 menora”, i ndezën tetë qirinjtë e menorave, në kujtim të 7144 hebrenjve maqedonas, viktima të holokaustit.
“Dëshiroj ta vërtetojmë besimin tonë të fortë se jeta e çdo njeriu është e vyeshme dhe se dallimi etnik dhe fetar e bëjnë jetën e shoqërisë maqedonase më të pasur”, rekomandoi Presidentit Pendarovski, duke e uruar festën e Hanukas.
Presidenti Pendarovski sot e ndezi edhe qiriun e fundit të hanukave, në shandanin e punuar në mënyrë të veçantë prej bronzi nga Meti Grunberg, artist i shquar botëror nga Izraeli, i lindur në Shkup gjatë luftës.
Nxënësit dhe Presidenti Pendarovski, nëpërmjet platformës së përbashkët onlajn u përfshinë edhe në kremtimin global të Hanukas, ku në kujtim të viktimave të holokaustit ndezën qiri dhe drejtori i përgjithshëm i Bashkësisë Hebraike, Isak Hercog.
“Një nga mësimet më të rëndësishme të Hanukas është: shpresa fiton mbi gjithçka. Kështu është edhe me shpresën në kohë të vështira. Kur mendojmë se nuk kemi sa duhet, do të habitemi nga ndihma solidare. Prandaj, në kushte të vështira ekonomike, të shkaktuara nga pandemia e kovid-19 ne e falënderojmë Shtetin Izrael për mbështetjen që ua jep tri shkollave. Ky është investim në përpjekjet tona që të krijojmë shoqëri të drejtë dhe inkluzive ku do të ketë vend për këdo”, shtoi Presidenti Pendarovski në mesazhin e vet.
Në kremtimin e kësaj feste të dritës sot morën pjesë edhe konsulli i nderit i Izraelit, Gradimir Shumkovski, përfaqësues të Shoqatës “Akta Non Verba”, kurse nëpërmjet video-lidhjes u bashkëngjit edhe ambasadorja britanike Rejçell Gallouej.
Qëllimi i Projektit “1000 menora” është t’u japë mbështetje shkollave për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe të kremtohet festa Hanuka nëpërmjet rikujtimit të hebrenjve nga vendi ynë të cilët janë depërtuar në llogoren Treblinka.
Në këtë projekt, i cili është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit dhe organizata e tyre për bashkëpunim ndërkombëtar MASHAV, marrin pjesë tri shkolla nga vendi të cilat kujdesen për arsimin e fëmijëve me shkathtësi të kufizuara.
Të enjten e kaluar, ditën e parë të festës Hanuka, Presidenti Pendarovski i priti nxënësit e SHST “Maca Ovçarova” nga Velesi, me të cilët, i ndezën, gjithashtu, së bashku qirinjtë e menorës. Në kujtim të hebrenjve maqedonas, viktima të holokaustit janë ndezur 1000 menora në shumë qytete nëpër gjithë vendin.