Kryetari Pendarovski mbajti fjalim në dhënien e mirënjohjes “Cilësia e Maqedonisë 2019”

13 Dhjetor 2019 | Fjalimet, Kumtesat

E nderuara kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike,
Të nderuar ekonomist,
Zonja dhe zotërinj,

Ju faleminderit për nderin të jem përkrahës i manifestimit të këtij lloji, me të vërtetë të rëndësishëm dhe specifik, ku ndahet Mirënjohja për “Cilësi të Maqedonisë”. Nga mirënjohjet e ndara u bindëm se këtë vit fitues janë kompanitë e degëve të ndryshme ekonomike, ndërsa në mesin e tyre edhe një shoqëri kulturore-artistike që dëshmon për kuptimin e cilësisë edhe në art dhe në përgjithësi edhe në kulturë. Laramania e fituesve, përveç subjekteve ekonomike vërehet edhe nga fakti se fitues i mirënjohjes “Cilësi e Maqedonisë” është edhe një institucion arsimor. Edhe vet si profesor shumë vjeçar isha i përfshirë në procesin arsimor dhe në dorë të parë mund të dëshmojë se pa arsim cilësor nuk do të ketë kuadro cilësore, ndërsa pa individ të arsimuar as edhe zhvillim ekonomik. Që tani duhet të insistohet për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim që duhet të jetë në një hap me trendët aktuale, veçanërisht me nevojat e tregut të punës.

Duke iu referuar fituesve të këtij viti nuk guxoj të harrojë të theksoj një fakt të jashtëzakonshëm, ndërsa ajo është shkalla e lartë e përgjegjësisë shoqërore te një pjesë e madhe e tyre. Dëshirojë të gjithë ata t’i nxisë dhe inkurajojë edhe në vazhdim të kontribuojnë e t’i ndihmojnë komunitetit.

Të dashur miq,

Jam i bindur se të gjithë ne ndajmë vizione të përbashkëta për shtet me zhvillim ekonomik dhe prosperitet. Ju jeni bartës të ekonomisë sonë kombëtare dhe do të doja t’ju inkurajojë të vazhdoni të krijoni cilësi edhe më tej. Si ambasador të brendit maqedonas, e keni mbështetjen time pa rezervë në drejtim të përparimit dhe promovimit të cilësisë maqedonase.

Herën e fundit, në Samitin Maqedonia 2025 potencova se për përparim dhe zhvillim ekonomik është i nevojshëm bashkëpunim i politikanëve me komunitetin e biznesit, në krijimin e politikave në pajtim me nevojat dhe kërkesat e ekonomistëve dhe ecurinë vendase dhe ndërkombëtare. Në këtë kompleks çështjesh, element kryesor është sundimi i së drejtës dhe besimi i institucioneve, pa funksionalitet dhe profesionalizëm nuk mund të presim përmirësim të gjendjes ekonomike dhe ngritjes së standardit. Vetëm me respektimin e vazhdueshme të këtyre postulateve, së bashku me kreativitetin dhe përkushtimin tuaj si dhe vendosja e vazhdueshme e inovacioneve teknologjike mund të shpresojmë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe përparimit ekonomik.

Në fund, më lejoni, të gjithë fituesve edhe njëherë t’ju urojë për mirënjohjen, dhe t’ju dëshirojë edhe atyre, por edhe anëtarëve të tjerë të Lidhjes së Odave Ekonomike punë të suksesshme edhe në vitin 2020.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...