Takimi i Presidentit Pendarovski me anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

28 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti kryetaren e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Vesna Bendevska dhe anëtarët e këtij komisioni.

Në këtë takim përfaqësuesit e komisionit e informuan Presidentin Pendarovski mbi punën e tyre aktuale, veprimin e deritanishëm për parashtresat e dorëzuara, për promovimin e të drejtave të njeriut dhe eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e punës së këtij komisioni në drejtim të parandalimit dhe të mbrojtjes nga diskriminimi, kurse në funksion të realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai shtoi se nevojitet të përdoren mekanizmat të cilët i ofron Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i cili ofron një bazë të gjerë për parandalim dhe mbrojtje të qytetarëve. Ai i përgëzoi për përpjekjet e bëra nga komisioni për ngritjen e vetëdijes publike, informim dhe edukim të qytetarëve mbi llojet e diskriminimit me të cilat ballafaqohen, si dhe për mbështetjen e ofruar nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Përfaqësuesit e komisionit e informuan Presidentin Pendarovski mbi sfidat aktuale në punën e tyre, domosdoshmërinë e sigurimit të pavarësisë më të madhe financiare të këtij institucione dhe nevojën për përforcim kadrovik të komisionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....