KUMTESË

16 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktim të interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi Tetovë – Gostivar – Bukojçani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafhasan) dhe korridorin 10 D (aksin e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ligji është miratuar me shumicën e nevojshme të votave dhe asnjë deputet ose grup deputetësh nuk kanë votuar kundër.

Të gjitha institucionet dhe individët të cilët kanë dyshime në lidhje me kushtetutshmërinë e këtij Ligji, mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese e cila është institucioni i vetëm kompetent për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera të përgjithshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit