Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar i Kuvajtit, Gazi Hamed Alfadli

30 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të Gazi Hamed Alfadlit, ambasadorit të sapoemëruar të Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shteti i Kuvajtit, nëpër vite, kanë ndërtuar marrëdhënie dhe bashkëpunim bilateral që bazohen tradicionalisht në miqësinë, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektimin e përbashkët, ku e theksoi përgatitjen për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.

Ambasadori i sapoemëruar i Kuvajtit Gazi Hamed Alfadli në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se është tërësisht i gatshëm t’i nxitë dhe përforcojë marrëdhëniet midis Kuvajtit dhe Maqedonisë së Veriut gjatë mandatit të tij.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Gazi Hamed Alfadli zbatim të suksesshëm të funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit