Takimi i Presidentit Pendarovski me fituesit e superfinales maqedonase të “NASA Space Apps Challenge 2023”

3 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Të Rinjtë Hab u takua me Laigorians, fituesit e superfinales së sivjetshme maqedonase në hakaton “NASA Space Apps Challenge 2023”, të organizuar nga Agjencia Amerikane për Kërkime Kosmike NASA.

Në këtë takim presidenti Pendarovski u informua mbi projektin, me të cilin pjesëmarrësit e zunë vendin e parë, që me ndihmë të inteligjencës artificiale duke përdorur të dhëna reale nga satelitët e Drejtorisë nacionale aeronautike-kozmike (NASA) mundëson monitorim, menaxhim dhe reagim në kohë gjatë shfaqjes së zjarreve në pyje.

Duke folur mbi përshtypjet dhe përvojat e fituara nga pjesëmarrja në sfidën e sivjetshme ndërkombëtare për aplikime kozmike, ekipi fitues, referoi mbi motivin për përzgjedhjen e fushës ku është zhvilluar aplikimi, që duhet të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Hakatoni i sivjetshëm, që u mbajt 72 orë, ishte mundësi që koduesit, shkencëtarët, dizajnerët, kreatorët dhe teknologët nga e gjithë bota, të shoqërohen dhe të shfrytëzojnë të dhëna të hapura, nga NASA dhe nga partnerët e saj, duke krijuar zgjidhje për problemet kryesore në nivel global.
Duke i përgëzuar për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura, Presidenti Pendarovski u uroi sukses në sfidën e tyre të ardhshme – garën ndërkombëtare në SHBA, në të cilën do të marrin pjesë ekipe nga e gjithë bota.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit