Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju faleminderit që u akredituat të ndiqni takimin e liderëve të vendeve në Procesin Bërdo-Brioni, që do të mbahet më 11 shtator, e hënë, në Shkup.
Bexhet tuaja mund t’i merrni në zyrën TëRinjtëHab në adresën “Dimitrie Çupovski” 7, Shkup, të enjte (7 shtator) nga ora 12:00 – 15:00 dhe të diel (10 shtator) nga ora 16:00 – 19:00.
Ju rikujtojmë se nëse nuk posedoni bexhin përkatës, nuk do t’ju mundësohet lëvizje e lirë dhe qasje te vendi i evenimentit.
Personi për kontakt: Biljana Radeva, 076/45 55 45 [email protected]
Në vazhdimin jua përcjellim programin për evenimentin:
11 shtator, e hënë
08:00 – 09:00 mbërritja e përfaqësuesve të mediave
Vendi: Hyrja anësore e hotel “Hilton”, Shkup
10:45 – 10:55 Pritja zyrtare e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.
Vendi: Hotel “Hilton”, salla “Dajmond”
11:00 Fotografi familjare e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni
Vendi: Hotel “Hilton”, salla “Dajmond”
11:10 Takimi plenar i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni
Vendi: Hotel “Hilton”, salla “Dajmond”
12:45 Konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.
Vendi: “Hotel Hilton”, salla “Platinium 1”