Presidenti Pendarovski e mirëpriti Loran Bun, sekretaren shtetërore për Evropën të Republikës Franceze

16 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti sekretaren shtetërore për Evropën të Republikës Franceze, Lorans Bun.

Në këtë takim u theksua miqësia dhe përparimi i marrëdhënieve midis dy shteteve dhe përpjekjet e investuara franceze për hapjen e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur përgatitjen për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut politik intensiv në nivel të lartë, shprehu falënderim për mbështetjen nga Franca në aspektin e integrimeve tona evropiane, si dhe fokusin e bashkëpunimit bilateral, ku është përshëndetur nënshkrimi i Marrëveshjes për përforcim të bashkëpunimit në mbrojtje.

Bashkëfolësit biseduan edhe për negociatat për anëtarësim në BE, vijimin e procesit të skriningut, si dhe fazat e ardhshme të cilat duhet të plotësohen si pjesë e procesit për negociata aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....