Takimi i Presidentit Pendarovski me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për migracion, Antonio Vitorino

16 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për migracione (IOM), Antonio Vitorino.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet aktuale të kësaj organizate në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raport me çështjet që lidhen me migracionin.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e përgjithshme që kjo organizatë ua jep institucioneve maqedonase në ndërtimin e kapaciteteve për menaxhim me migracionin, për mbrojtjen e migrantëve, luftën kundër tregtisë me njerëz, si dhe mbështetjen në harmonizimin e sistemit për menaxhim me migracionin me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillim të kornizës së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për menaxhim me migracionin e jashtëm legal dhe jolegal, në përputhje me Rezolutën e miratuar nacionale të politikës së migracionit 2021-2025.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....