Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Evropës së Mbretërisë së Bashkuar, Leo Dokerti

15 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministrin e Evropës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, Leo Dokerti, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis dy shteteve, si dhe mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski tha se Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e fuqishme partnere në NATO, në një kohë kur po ballafaqohemi me sfida globale.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes së përgjithshme britanike në proceset reformuese në shtetin tonë, në funksion të aspirimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u bisedua edhe për ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën mbi stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....