Presidenti Pendarovski në Zagreb e vizitoi KOM “Shën. Zllata e Meglenit”, u takua me ish-presidentin kroat Stipe Mesiq dhe e vizitoi muzeun e Drazhen Petroviq

1 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë dhe projektit “Ballë për ballë me Presidentin” e vizitoi Kishën ortodokse maqedonase “Shën. Zllata e Meglenit” në Zagreb, u takua me ish-presidentin Stipe Mesiq dhe e vizitoi Qendrën memoriale muze “Drazhen Petroviq”.

Gjatë vizitës në Kishën ortodokse maqedonase “Shën. Zllata e Meglenit”, Presidenti Pendarovski nga famullitari, at Kirko Velinski u njoh me përpjekjet për përfundimin e ndërtimit të objektit të kishës, e cila është kisha e parë ortodokse maqedonase e cila po ndërtohet në Kroaci.

Në takimin me ish-presidentin Stipe Mesiq janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, si dhe mbi perspektivat për integrim të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në Zagreb, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Qendrën memorialë muze “Drazhen Petroviq”, kushtuar jetës së një prej basketbollistëve më të mirë kroatë të të gjitha kohëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit