Presidenti Pendarovski në vizitë në Gjevgjeli në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

25 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Komunën e Gjevgjelisë në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Gjatë qëndrimit, Presidenti e vizitoi edhe objektin e ri të Organizatës komunale të Kryqit të kuq e cila i përfshin territoret e komunave të Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit. Në takimin me shërbimin profesional dhe vullnetarët ai u njoh me prioritetet e tyre programore dhe aktivitetet me fokus në veprimtarinë sociale-humanitare dhe shëndetësore-parandaluese, dhurimin e gjakut, diseminimin, ndihmën e parë dhe të rinjtë.

Në Kryqin e kuq Gjevgjeli, Presidenti u takua me dr. Mihajllo Ballamovskin, transfuziologun e parë në rajon dhe autorin e monografisë “Për dhurimin e gjakut, Kryqin e kuq dhe humanizmin në Gjevgjeli dhe rrethinat e saj”, kurse bisedoi edhe me Nikolla Qiriq, dhurues gjaku që në vitin 1974 me mbi 100 dhurime dhe me vullnetaren më të re, 14-vjeçaren Martina Angellkova.

Duke e përgëzuar organizatën komunale për motivimin e vazhdueshëm të lartë, Presidenti shprehu kënaqësinë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në aktiviteti humanitare duk kontribuuar mbi mirëqenien në shoqërinë tonë.

Në IPK Shtëpia e kulturës – Gjevgjeli, Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e OJQ-së Changemakers4all, të cilët e informuan mbi projektet aktuale, si dhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen në qëllimet e tyre, para së gjithash, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor, promovimit turistik, zhvillimit të bujqësisë dhe lirisë së fjalës.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi që kjo shoqatë qytetarësh bashkon qytetarë me fusha të ndryshme interesi, duke i drejtuar njohuritë dhe kapacitetet e tyre drejt zhvillimit të vetëdijes kolektive, si parakusht kryesor për nxitjen e proceseve pozitive në mjedisin ku jetojnë.

Në Gjevgjeli, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Martinan Stojçevskën, pronare biznesi për organizim të evenimenteve, dekorimit dhe përpunimit të dhuratave. Sipërmarrësja e re foli mbi përvojat e veta për themelimin e biznesit në kushte jashtëzakonisht specifike të imponuara nga pandemia. Presidenti Pendarovski e përgëzoi për kreativitetin dhe rrëfimin e suksesshëm të biznesit, të themeluar me ndihmë të grantit të Programit për vetëpunësim, të realizuar nga Ministri e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia e Punësimit me mbështetje nga UNDP-ja.

Në IPK Universiteti i Punëtorëve “Kirili dhe Metodij” Presidenti Pendarovski e pa koleksionin e kolonisë grafike “Gjevgjelia” të themeluar në vitin 1980 si e vetmja e llojit të tillë në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjatë vizitës, Presidenti bisedoi me artistin Atanas Kërstov mbi rëndësinë e shprehjes grafike, si dhe për procesin e komplikuar të krijimit të veprave të tilla.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....