Presidenti Pendarovski “Ballë për ballë” në Tetovë

18 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në Tetovë në suazat e Projektit “Ballë për ballë me Presidenti”.

Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhitin, zëvendësministren e Shëndetësisë Maja Manolevën dhe me u.d. drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Asaf Abduramanin, Presidenti Pendarovski e vizitoi Spitalin klinik – Tetova dhe u takua me drejtorin e përgjithshëm mjekësor, prof. dr. Ilir Demirin dhe me personelin mjekësor dhe menaxher në këtë institucione.

Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet aktuale për rinovimin e ambulancave internistë, për prokurimin me pajisje të reja mjekësore dhe për modernizimin e sallave kirurgjike në Qendrën urgjente. Në takim u shpreh kënaqësia nga angazhimi i fuqishëm i institucioneve kompetente për përmirësimin e kushteve spitalore dhe shërbimit shëndetësor për qytetarët e Tetovës, të rajonit, por edhe nga i gjithë vendi. Në këtë drejtim bashkëfolësit biseduan edhe mbi nevojën urgjente të punësimit të kuadrit të ri mjekësor, si në spitalin në Tetovë, ashtu edhe në spitalet në Shtip dhe Manastir.

Gjatë vizitës në spital, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe njësinë e re të onkologjisë, që sot u vu në përdorim, njësinë rëntgen ku janë instaluar dy aparate të sofistikuara digjitale rëntgen dhe mamomat, ambulancën e rinovuar si edhe hapësirat e reja me të cilat zgjerohen theksueshëm kapacitetet për hospitalizim, terapi dhe trajtim të pacientëve.

Në Tetovë Presidenti u takua edhe me një pjesë të anëtarëve të grupit joformal “Çkrap”, fotografë të cilët me entuziazmin e fuqishëm ekzistojnë prej dy dekadash. Përfaqësuesit e këtij grupi fotografësh, që nëpër vite kanë kaluar rreth 80 fotografë, folën mbi aktivitetet e veta për afirmimin e kësaj shprehjeje artistike.

Duke prezantuar një segment të vogël të spektrit të vet mbresëlënës, fotografët e informuan Presidentin se çdo vit, realizojnë ekspozita me temë të lirë në të cilat shpesh herë marrin pjesë, me veprat e tyre, edhe mërgimtarët tanë – anëtarë të “Çkrap”

Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe shtëpinë e familjes së njohur tetovarë Palloshi. Në këtë takim Presidenti e theksoi kontributin e individëve të shquar të kësaj familjeje të cilët kanë lënë gjurmë të përhershme në zhvillimi kulturor-historik dhe arkitektonik. Duke e prezantuar konakun e tyre me vlerë muzeore, të ndërtuar para dy shekujsh e gjysmë, nikoqirët folën edhe mbi të kaluarën e afërme kur objekti ishte vendbanim për shumë breza të familjes Palloshi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit