Presidenti Pendarovski për vizitë në Strugë dhe Ohër në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

2 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e Projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot e vizitoi Strugën dhe Ohrin.

Në Strugë, Presidenti Pendarovski e vizitoi klubin e lundrimit “Snegar”, ku u njoh me aktivitetet e përgjithshme të klubit, që përveç stërvitjes për lundrim sportiv, përfshin edhe ndërtimin e anijeve dhe përpunimin e modeleve për lundrim. Anëtarët e klubit e njohën Presidentin Pendarovski edhe me pjesëmarrjet e tyre në garat ndërkombëtare dhe në vend.

Presidenti Pendarovski shprehi mirënjohje për entuziazmin me të cilin udhëheqja dhe anëtarët e klubit e ruajnë traditën e lundrimit në Strugë. Anëtarëve të klubit u uroi suksese në aktivitetet e ardhshme.

Në Ohër, Presidenti Pendarovski u takua me kronistin Zdravku Tupara dhe me fotografin Petar Boev.

Tupare e njohu Presidentin Pendarovski me veprën e tij të botuar para pak kohe “Objektet lundruese dhe lundrimi nëpër historinë e Liqenit të Ohrit dhe më gjerë në Maqedoni”. Presidenti Pendarovski theksoi se angazhimet e Tupares për promovim dhe zhvillim të sporteve ujore dhe dashuria e tij e përgjithshme për liqenin, që i dëshmon edhe në dekadën e nëntë të jetës, duhet të jenë nxitje për brezat e rinj që të merren me sportet ujore.

Boev, përsëri, para Presidentit Pendarovski e theksoi krijimtarinë e vet shumëvjeçare fotografike, ku motiv kryesor është Ohri dhe Liqeni i Ohrit. Një pjesë e veprave të tij gjenden në publikimin “Ohri – bregu i liqenit të përjetshëm”. Presidenti Pendarovski theksoi se krijimtaria unike e Boevit duhet të shërbejë si sfidë për të gjithë fotografët që të vazhdojnë t’i përjetësojnë momentet nëpërmjet aparateve të tyre.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit