Presidenti Pendarovski e vizitoi Kompaninë “Vezë Sharri” dhe Komunën e Pllasnicës

4 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e Projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot në fshatin Trebosh, Komuna e Zhelinës e vizitoi Kompaninë “Vezë Sharri”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Pendarovski u njoh me punën aktuale të kompanisë, e cila prodhon mbi 30 milionë vezë dhe ka në dispozicion 120 mijë pula dhe 60 mijë zogj. Udhëheqja e “Vezë Sharri” tha se prodhojnë edhe mish, mish të grirë dhe përpunime të mishti të pulës dhe të viçit në brendin “Leker”, kurse në suazat e kompanisë funksionon edhe fabrika për prodhim të biogazit dhe të energjisë elektrike “Elektro Sharri”.

Kompani ka një rrjet të gjerë të distribuimit, edhe përveç plasmanit në tregun vendas, kryen eksport të vezëve dhe prodhimeve të mishit dhe të mishit të thatë edhe në vendet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian.

Ndërsa vlerë e shtuar e kësaj kompanie është edhe fabrika “Elektro Shari” e cila prodhon 1 megavat energji elektrike në orë, përkatësisht 8.760.000 kilovat orë në vit, si dhe 8.000 ton pleh organik në vit. Si lëndë e parë përdoret bërlloku dhe prodhimet nus të fermës, si dhe mbeturinat e tjera nga bujqësia, duke u pozicionuar kështu si një nga kompanitë udhëheqëse në shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Sot, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Komunën e Plasnicës dhe u takua me Idaet Karamaleskin, person me shikim të dëmtuar. Në këtë takim Presidenti Pendarovski dhe Karamaleski biseduan mbi sfidat e jetës dhe vështirësitë me të cilat, si person me aftësi të kufizuara, ballafaqohet përditë. Në këtë drejtim Presidenti Pendarovski i riafirmoi angazhimet e veta për përparimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuar dhe theksoi se është e nevojshme që të krijohen përfundimisht kushte për pjesëmarrje aktive të këtyre njerëzve në të gjitha rrjedhat shoqërore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....