Ligjeratë e Presidentit Pendarovski në Akademinë e Dytë të NATO-s

4 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti ligjëratë hyrëse në Akademinë e Dytë të NATO-s, e organizuar nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë. Duke vënë në dukje faktin se vendi formalisht është anëtare e NATO-s nga marsi i këtij viti, Presidenti Pendarovski theksoi se si shtet do ta përforcojmë dukshëm praninë tonë në pjesën ushtarake dhe civile në selinë e Aleancës në Bruksel. Në këtë drejtim, siç tha, javën e ardhshme ambasadori i vendit shkon NATO Aleancën.

Sa u përket reformave në Armatën tonë, siç nënvizoi Presidenti Pendarovski, “ato vazhdojnë edhe më tej, duke pasur parasysh që si anëtarë të rinj të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake ne jemi të detyruar t’i zbatojmë ato. Ndërsa për dinamikën e zbatimit ne vazhdimisht jemi të monitoruar.” Njëkohësisht, siç plotësoi Presidenti Pendarovski, “u zotuam se nga viti 2024, do të ndajmë 2% të PBB-së për Armatën”.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së anëtarëve të Ushtrisë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, Presidenti Pendarovski vuri në dukje se 44 ushtarë dhe oficerë  kohët e fundit shkuan në misionin e KFOR-it në Kosovë. “Pjesëmarrja në këtë mision konkret është veçanërisht e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe sigurinë. Besoj se me pjesëmarrjen tonë të denjë, si një anëtar i ri i NATO-s, ne do të kontribuojmë në arritjen e këtij qëllimi.

“Për shkak se qëllimi përfundimtar i misionit të KFOR-it në Kosovë është pikërisht stabiliteti i të gjithë rajonit,” nënvizoi Presidenti Pendarovski.

Në ligjëratën e tij, Presidenti Pendarovski më tej iu referua rolit të Aleancës së NATO-s në parandalimin ose zvogëlimin e pasojave të të ashtuquajturave Kërcënimet hibride, të cilat janë format e fundit e kërcënimeve të sigurisë.

“Një nga përfitimet e mëdha të anëtarësimit tonë në NATO është se Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e mekanizmit të shkëmbimit të informacionit. Ky mekanizëm u mundëson vendeve anëtare të NATO-s, por edhe atyre që nuk janë pjesë e Aleancës, të shkëmbejnë informacione të rëndësishme me njëri-tjetrin që ndihmojnë, të themi për ndonjë hetim ndërkombëtar të terrorizmit.

 

 

 

 

Gjithashtu shkëmbehet informacione që do të parandalonin sulme të caktuara. Dhe ky është një nga përfitimet e mëdha të anëtarësimit tonë në NATO,” theksoi Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....