Ligjëratë me temë “Kovid 19 – sfida, përgatitje për valën e re eventuale, përvojat e deritanishme dhe mjekimi” në Kabinetin e Presidentit

7 Tetor 2020 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje në mbrëmje u mbaj ligjëratë me temë “Kovid-19 – sfida, përgatitje për valën e re eventuale, përvojat e deritanishme dhe mjekimi”.

Në këtë eveniment fjalim mbajtën ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe; Xhihan Tavilla, Shefja e Organizatës Botërore Shëndetësore në Shkup; Kristina Stavridis nga Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektuese dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq.

Duke iu drejtuar studentëve të pranishëm nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup, bashkëshortja e Presidentit shprehu kënaqësinë për interesin e tyre që të njihen me sfidat që dalin nga Kovid-19. Ajo tha se pandemia globale, kurse në pritje edhe të tuindemisë (zmadhim paralel i numrit të të sëmurëve nga gripi dhe kovid-19), kërkon qasje serioze dhe të përgjegjshme dhe se kontributi i tyre dhe përfshirja aktive janë më se të mirëseardhura.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të gjithë ne të kontribuojmë që të përfundojë stigmatizimi i të sëmurëve. Apeloj të respektohen të gjitha masat, absolutisht, por kushdo që është i infektuar, kushdo që është i sëmurë – nuk dëshiron të jetë i sëmurë. Konsideroj se edhe stigmatizimi kontribuon që njerëzit t’i fshehin kontaktet dhe në këtë mënyrë bëhet e pamundshme të merret pasqyra e vërtetë epidemiologjike”, theksoi bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska, duke u rekomanduar studentëve në komunikimin e vet të përditshëm të kushtojnë vëmendje edhe në atë aspekt.

Ministri Filipçe e theksoi rëndësinë e qasjes multisektoriale për ballafaqimin me sukses me virusin korona. Duke folur mbi sfidat në shëndetësi ai theksoi se zgjidhjet e pjesshme nuk do ta japin rezultatin e dëshiruar, por atë e jep qasja sistematike në bazë të parametrave karakteristikë për vendin, të cilët analizohen lehtë.

“Një segment seriozisht i madh në përparimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor është komunikimi, dhe kjo që e bëjmë tani. Në periudhën e kaluar ishim të hapur dhe transparentë për komunikim, studentes dhe sidomos specializantët ishin praktikisht të pranishëm në Ministri dhe jepnin studime, sepse nuk është zgjidhje e mirë, zgjidhja e detyruar. Nuk mund të gjesh zgjidhje e cila do të jetë e mirë vetëm për shtetin, pa qenë e mirë edhe për ata të cilët merret ky vendim”, theksoi ministri.

Shefja e Organizatës shëndetësore Botërore në Shkup, Xhihan Tavilla, shprehu kënaqësinë mbi bashkëpunimin partner, të hapur dhe transparent me Ministrinë e Shëndetësisë në shtetin tonë duke e përgëzuar për arritjet në lidhje me zgjerimin e kapaciteteve për ballafaqim të suksesshëm me Kovid-19.

“E rëndësishme është strategjia gjithëpërfshirëse dhe komunikimi konsistent – informimi i popullatës. Duhet të luftojmë kundër lajmeve të rreme dhe dezinformacioneve, kurse në pozitën më të mirë këtë gjë ta bëjnë punonjësit mjekësorë”, tha Tavilla.

Dr. Kristina Stavridis e prezantoi gjendjen më të re epidemiologjike, kurse as. dr. Milena Stavanoviq foli mbi metodat më të reja për trajtim të cilat zbatohen në mjekimin e pacientëve me kovid-19.

Evenimenti mbahet në suazat e iniciativës e cila filloi në Zyrën e Presidentit “MladiHab” me ligjëratën profesionale të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga fusha e mjekësisë, ndërsa i cili vazhdoi në Vilën Vodno me ligjëratën e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska me temë: “Vizualizimi i thjeshtëzuar 3D: evaluimi µCT in vitro dhe in vivo” dhe me ligjëratat me rastin e Ditës Botërore të Sëmundjes së Alzheimerit të as. dr. spc. Gabriella Novotni nga Fakulteti i Mjekësisë dhe prof. dr. Kristina Mitiq nga Fakulteti Stomatologjik në Shkup.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që studentët dhe mjekët e rinj të njihen më shumë me pandeminë me kovid-19, sfidat me të cilat ballafaqohemi, përgatitjet për një valë të re eventuale, si dhe me përvojat e deritanishme nga parandalimi dhe mjekimi, prej personave kompetentë

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....