Ligjëratë profesionale për studentët e mjekësisë nga bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska

17 Gusht 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje në mbrëmje në Vilën Vodno mbajti ligjëratë për studentët e mjekësisë me temë “Vizualizim i thjeshtëzuar 3D: µCT vlerësim in vitro dhe in vivo”. Në këtë eveniment ku morën pjesë rreth njëzet studentë të mjekësisë, ishte i pranishëm edhe Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ligjërata e cila është organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve të Mjekësisë, është pjesë e iniciativës e cila ka filluar në shkurt të këtij viti, me ligjëratën e Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nga fusha e neurologjisë, e realizuar në Zyrën e Presidentit “Të rinjtëHab”.

Gjorgievska studentëve të mjekësisë u foli për një teknikë të re të vizualizimit – tomografinë mikrokompjuterike, nga aspekti hulumtues ku theksoi se kjo temë është më e ndryshme se ajo që e dëgjojnë dhe punojnë përditë, sepse përveç se me të dhëna profesionale hulumtuese do të kenë mundësi të njihen edhe me rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me faktin se çfarë po bëhet në botë për këtë temë.

“Mikroskopia 3D me rreze X mundëson vizualizim të strukturës së brendshme 3D të ekzemplarëve në mënyrë jodestruktive. Metoda teknologjike e cila qëndron pas kësaj është tomografia mikrokompjuterike, teknikë e xhirimit jodestruktiv, i cili e përdor të njëjtën metodë si skanët mjekësorë CT, por vetëm në prerje jashtëzakonisht të holla me rezolucion jashtëzakonisht të zmadhuar, kështu që mund të merren mikrofotografi madje edhe të nivelit submikron”, theksoi Gjorgievska në këtë ligjëratë për studentët e mjekësisë.

Nga Shoqata e Studentëve të Mjekësisë është theksuar se në këtë periudhë krize ata si mjekë të rinj të ardhshëm duhet të kenë rol aktiv në bashkësinë e vet lokale, së pari që të japin shembull, kurse mandej nëpërmjet aktiviteteve, projekteve dhe bashkëpunimit midis tyre të ndihmojnë dhe të jenë mbështetje e shëndetësisë në shtet në ballafaqimin me kovid-19.

Në këto ligjërata mund të marrin pjesë të gjithë personat e interesuar sepse ato janë të hapura dhe janë të dobishme për të gjithë punonjësit e ardhshëm mjekësorë duke u mundësuar nëpërmjet kontaktit dhe bisedës së drejtpërdrejtë të marrin përgjigje për pyetjet të cilat kanë mbetur pa përgjigje, si dhe mundësi për ngritjen e iniciativave të reja.

Qëllimi i kësaj iniciative është që studentët dhe mjekët e rinj të njihen me punimet me vlerë të ekspertëve nga fusha e mjekësisë edhe jashtë specializimeve të tyre dhe jashtë hapësirave të fakultetit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....