Presidenti Pendarovski i mirëpriti anëtarët e studios artistike të fëmijëve “Shën. Kirili dhe Metodij” nga Manastiri

24 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarët e studios artistike të fëmijëve “Shën. Kirili dhe Metodij” nga Manastiri, të shoqëruar nga Elena Haxhi-Antonovska, kryetare, Sllavço Nedelkovski, kryetar i Këshillit drejtues dhe Tomisllav Sterjev, pedagog arti në këtë studio arti.

Përfaqësuesit e studios artistike të fëmijëve e prezantuan punën e vet dhe informuan mbi pjesëmarrjet e tyre të rregullta në pothuajse të gjitha manifestimet artistike më të rëndësishme botërore dhe në konkurset artistike ndërkombëtare për fëmijë dhe i treguan sukseset e arritura – çmimet dhe mirënjohjet e vyera të marra në një numër të madh.

Udhëheqësit e studios artistike të fëmijëve “Shën. Kirili dhe Metodij” informuan mbi historinë dhe punën e deritanishme, si edhe mbi planet në të ardhmen, ku thanë se kjo studio artistike nga viti në vit po e zgjeron veprimtarinë e vet dhe po arrin suksese më të rëndësishme në punën e vet. Si suksesin më të madh e thanë organizimin e festivalit ndërkombëtar “Monmartri i vogël manastiras” me manifestimet e tij shoqëruese – ekspozita ndërkombëtare e vizatimeve të fëmijëve “Manastiri”, karvanët artistikë, shkollat verore artistike etj.

Presidenti Pendarovski, duke e shprehur mbështetjen për punën e studios artistike të fëmijëve “Shën. Kirili dhe Metodij”, shprehu kënaqësinë nga puna e tyre e suksesshme në njohjen dhe edukimin e talenteve të reja artistike nga shkollat nëntëvjeçare manastirase dhe nga institucionet parashkollore. Presidenti i përgëzoi artistët e rinj manastiras për përkushtimin dhe kreativitetin, për mundin dhe dashurinë e dhënë ndaj artit, duke u uruar të qëndrojnë në rrugën e vet dhe të jenë shembull pozitiv për moshatarët e tyre.

Studio artistike të fëmijëve “Shën. Kirili dhe Metodij” e vizitojnë mesatarisht 50 fëmijë në moshë nga 5 deri në 18 vjet, kurse anëtarësimi bëhet me konkurs i cili shpallet në fillim të vitit shkollor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit