Takimi i Presidentit Pendarovski me Mihael Linhart, ministër federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë

18 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Mihael Linhart, ministrin federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, ku është vlerësuar se Maqedonia e Veriut dhe Austria kultivojnë lidhje tradicionale dhe miqësi me dialog të hapur dhe intensiv, me interes për përparim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit.

Në kontekstin e aspirimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme, të hapur dhe të fuqishme të Republikës së Austrisë për fillimin pa shtyrje të negociatave aderuese për anëtarësim.

Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë vazhdon me realizimin e agjendës reformuese vendase, me fokus te sundimi i të drejtës, përforcimi i efikasitetit dhe paanësisë së gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit. Presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen për zhbllokim të rrugës integruese, që është në interes të stabilitetit dhe përparimit të të gjithë rajonit.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e Austrisë për shtetin tonë në ballafaqimin me pasojat e pandemisë, kurse sidomos për koordinimin e procesit të shpërndarjes së vaksinave nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar, ku është vlerësuar se ekzistojnë potenciale për zmadhim të shkëmbimit të tërësishëm tregtar, duke pasur parasysh se Austria është në krye të listës së investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit