Fjalimi i Presidentit Pendarovski në tubimin shkencor në AMSHA

27 Shtator 2021 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në tubimin solemn shkencor “Shteti bashkëkohor maqedonas – dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të tij: 1941-1991/1991-2021”. Tubimi shkencor mbahet me organizim të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Artit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë Nacionale, kurse me mbështetje të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar nikoqirë,
Pjesëmarrës të respektuar në këtë tubim shkencor,
Të dashur miq dhe të ftuar,

Në fillim, më lejoni t’i përshëndes organizatorët, të cilët edhe në kushte të pandemisë siguruan një numër impozant pjesëmarrësish në këtë tubim shkencor, pjesëmarrës të cilët do të flasin mbi temën e cila sipas kompleksitetit të vet, spektrit kohor dhe rëndësisë historike për ne , i tejkalon shumë lart konferencat shkencore të cilat i organizojmë me raste të ndryshme. Si rrjedhim, të flitet ose të shkruhet në mënyrë relevante mbi këtë temë – shteti bashkëkohor maqedonas është një sfidë dhe provokim jashtëzakonisht shkencor dhe intelektual, por edhe shkalla më e lartë e përgjegjësisë politike edhe para brezave të tanishëm, por jo më pak edhe para brezave të ardhshëm.

Ashtu siç pritet, unë do të përqendrohem në etapën e dytë, nga vitit 1991 deri më sot, periudhë në të cilën isha bashkëkohës i proceseve historike, bashkëpunëtor i afërt me dy presidentë, kurse në dhjetë vitet e fundit edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në proceset politike të cilat e formuan të tashmen tonë, por edhe të ardhmen tonë. Megjithatë, do të më lejoni të përpiqem shkurtimisht të komentoj një aspekt që lidhet me etapën e parë, për të cilën ekzistojnë qëndrime kontradiktore.

Domethënë, ai aspekt lidhet me kontekstin historik, më saktë, me përgjigjet e mundshme për pyetjen: Sa ndikoi konstelacioni ndërkombëtar në formimin e shtetit maqedonas në fund të Luftës së Dytë Botërore, në krahasim me atë që ekzistonte pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991. Ose me fjalë të tjera, a ka përfunduar puna kryesore në Prohor Pçinski, kurse viti 1991 nuk ishte asgjë më shumë, sesa, zgjerim natyror, ose, vetëm, i a.q. ekzekutim teknik i idesë për shtetin e vet.

Sipas mendimit tim, në vitin 1991, nuk ka qenë aspak e sigurt se do të formohet shteti i pavarur maqedonas. Këto janë pjesë e fakteve: në vitin 1991, për kornizën politike të marrëdhënieve ndëretnike si boshti kryesor i stabilitetit, nuk ekzistonte pajtueshmëri midis maqedonasve dhe shqiptarëve, fqinjët tanë nuk ishin aspak të mrekulluar nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës atë vit, ishin ende për ruajtjen e Jugosllavisë me të njëjtin format, kurse shtetet kryesore evropiane nuk e njohën pavarësinë tonë, përkundrejt mendimit pozitiv të të a.q. Komision i Bandeterit të cilin e formuan vetë.

Të mos harrojmë se AKJ kishte mijëra ushtarë në territorin tonë, se vetëm në vitin 1992 kur ne jemi ende të papranuar ndërkombëtarisht, vetëm nga lufta në BeH kishim 86.000 refugjatë të regjistruar në territorin tonë, se misioni i parë i huaj në Shkup ishte misioni i OSBE-së, kurse emri i tij zyrtar ishte: Misioni për monitorim për dalje jashtë kufirit të krizës etj. etj…
Prandaj nevojitej kuptueshmëri, taktikë dhe balancim i madh midis të gjithë faktorëve të brendshëm, rajonalë dhe globalë. Nga kjo rrjedh edhe përmbajtja specifike e pyetjes së referendumit.
Por, të nderuar, çështjet dhe dilemat e mëdha të viteve të hershme 1991 kur e fituam pavarësinë, sot, nuk janë më në rend të ditës. Projekti ynë nacional më i madh, krijimi i shtetit të vet të pavarur ka përfunduar. Anëtarësimi në pothuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare të rëndësishme për ne, gjithashtu, me hyrjen në Aleancën Veriore-Atlantike si kurorë e përpjekjeve prej shumë dekadash të sigurojmë garanci për integritetin territorial.

Kuptohet, nëse duam (flas për politikat shtetërore) mund ta vazhdojmë narracionin e humbësve historikë, indin e ndarë nacional, popull historikisht pa të drejta, embargot dhe sanksione, për Deklaratën e Lisbonës, për kushtet që të bëhemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara me një kusht që realisht nuk është vënë para askujt më parë, por, e gjithë kjo u përket arkivave të historisë.
Shtetin e krijuam dhe atë nuk do ta humbim, por, nuk është aspak e parëndësishme se në çfarë shteti jetojmë, se a do të duan të jetojnë në një shtet të tillë fëmijët dhe nipërit tanë. Të ilustroj – në botë ekzistojnë territore të cilat i quajnë shtete ku pushteti vetëm me përdorim të forcës e mban popullatën që të mos largohet nga atdheu personal dhe dhjetëra të tjerë ku sundon një mungesë e tillë e perspektivës saqë i shtyn brezat e rinj ta planifikojnë të ardhmen e vet kudo qoftë në botë, vetëm në shtëpi jo. Domethënë, nëse duam edhe pas 30 ose 50 vjetësh të themi se kemi shtet me të gjitha nishanet, duhet të gjejmë zgjidhje mbi problemet aktuale, kurse jo për 1903, 1941 ose 1991. Vetëm në këtë mënyrë do të mbijetojmë në këtë botë të re që po lind para syve tanë.

Të nderuar,

Sipas bindjes time të thellë, sfidat tona të sotme kryesore janë në pjesën më të madhe, të ndryshëm nga aspekti strukturor, por, nuk janë më të vogla nga pesha dhe rëndësia se ato të viteve 1990. Shumë parimisht, i klasifikova në tri grupe, edhe pse, kuptohet, në jetën reale, ato nuk janë aspak të ndara saktësisht. Në grupin e parë janë sfidat e vjetra të cilat për ne do të jenë aktuale edhe pas 50 vjetësh, duke pasur parasysh strukturën e brendshme të shoqërisë sonë. Në të dytin janë problemet, për ne të reja, kurse për botën të vjetra me të cilat po merret me dekada, dhe në grupin e fundit i vendosa dukuritë dhe kërcënimet e reja edhe për ne edhe për botën, edhe pse këtu, për fat të keq, bota po ecën përpara shumë më shpejt sesa ne.

Në këto tridhjetë vjet të gjithë kishim rastin të jemi dëshmitarë se mbijetesa dhe prosperiteti i shtetit të pavarur maqedonas, varen në masë të madhe nga inkluzioni i brendshëm i të gjitha bashkësive etnike. Në atë pjesë, është bërë realisht një hap enorm me Marrëveshjen kornizë i cili përkundrejt parashikimeve nuk e shkatërroi shtetin, përkundrazi e zvogëloi theksueshëm potencialin e strukturave ekstreme të cilat duan kufij të rinj në Ballkan. 20 vjet më vonë, sipas meje, ka ardhur koha për ndryshime të paradigmave në raport me parimin e inkluzionit dhe kjo nëpër dy linja të cilat nuk janë shkruar në marrëveshjen e Ohrit – e para, përkatësia etnike të mos jetë kushti i vetëm për punësim, e dyta, bashkësitë joshumicë të fitojnë një trajtim shumë më të mirë sesa i tanishmi, me kusht të duam të ndërtojmë demokraci multinacionale, kurse jo binacionale.

Integrimi i jashtëm është parakushti kryesor për mbijetesën e shteteve të vogla në botën globale. Në atë pjesë vumë re një përparim të dukshëm me Marrëveshjen e Prespës pa i rrezikuar markerët vitalë të identitetit të kombit maqedonas të cilët janë vendosur në mënyrë eksplicite në tekstin e këtij dokumenti. Përndryshe, një nga themelet solide të Marrëveshjes së Prespës është, në të vërtetë, elementi i vetëm i cili ishte i pranueshëm për të dyja palët, në vazhdimësi, nga viti 1993 deri më sot, pavarësisht se kush ishte në pushtet në Shkup dhe Athinë, kurse ky ishte termi Maqedonia do të përdoret në bazë joekskluzive.

Marrëveshja me Bullgarinë e viti 2017 ishte shembull për afrim i arritur pa asistencë të huaj, akt i cili nuk diskriminon asnjë nga palët të cilat edhe në postkomunizëm, për fat të keq, nuk i tejkaluan stereotipat e ndërsjellë për njëri-tjetrin. Nuk pres efekte negative as në fazën e zbatimit të tij të tërësishëm, sepse është e njohur se në atë kuptim për ne nuk ekziston aspak hapësirë për manovrim: domethënë, nëse e humbim kombin nuk na nevojitet integrimi evropian.

Deklarata e miratuar para pak kohësh në Kuvend e vërteton konsensusin e gjerë politik për këtë pyetje.

Në grupin e dytë janë zhvillimi ekonomik dhe shteti juridik, sipas meje, shkaqet kryesore mbi valët e shpërnguljes të cilat nuk po qetësohen 30 vjet. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme të zvogëlohet niveli i korrupsionit, sidomos, korrupsionit të lartë, sepse i vendos në një situatë të nënrenditur qytetarët të cilët paguajnë tatime dhe në përgjithësi, i demotivon që t’i respektojnë ligjet, e dëmton buxhetin dhe bazën ekonomike të vendit, dhe jo më pak e rëndësishme, e shkatërron besimin e njerëzve në institucionet e shtetit personal. Sipas meje, parametri kryesor, sipas të cilit do ta vlerësojmë shtetin pas 10 vjetësh është a do të arrijmë dhe a do të tejkalojmë nivelin e zhvillimit ekonomik të vitit 1989.

Sfidat në grupin e tretë janë relativisht të reja edhe për botën edhe sepse këtu kemi shans me politika të zgjuara të kapim hapin më shpejt sesa sfidat tradicionale në zhvillimin e kulturës dhe sistemit demokratik politik, ku shënojnë prapambetje madje edhe disa demokraci të vjetra.

Këtu dua t’i veçoj, inkluzionin e grave në shoqëri, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe digjitalizimin. Në këtë kontekst ekziston një model i dukshëm, domethënë, vendet me përfshirje më të lartë të grave në proceset vendimmarrëse politike dhe në nivelet e larta drejtuese të biznesit privat janë në mënyrë të pakrahasueshme më të suksesshme sesa ato që preferojnë ose tolerojnë dominimin e meshkujve në të gjitha sferat.

Mbrojtja e mjedisit jetësor tashmë u bë çështja më e rëndësishme politike dhe zgjedhore në pothuajse gjysmën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por, politikat dhe resurset për zbatim të politikave të gjelbra janë të nevojshme sa më shpejt, jo sepse ato janë të njohura te të pasurit, por sepse sipas disa vlerësimeve na vdesin nga 3.000 njerëz në vend nga ndotja e ajrit, saç është pothuajse edhe tatimi njëvjetor në vdekje nga kovid-19.

Në bashkësinë eksperte tashmë është e qartë se digjitalizimi do të jetë kryesor për zhvillimin e ardhshëm të botës, kurse shtetet të cilat do të prapambeten, do të jenë në nivelin e disa rajoneve afrikane sot.

Nëpërmjet arsimit duhet t’i përgatisim brezat e rinj për betejën mbi të gjitha betejat e shekullit të 21: digjitalizimin në të gjitha fushat e shoqërisë – nga ekonomia deri tek arsimi dhe kultura, nga pjesa ushtarake deri te pjesa ekologjike. Ne nuk kemi përparësi të tjera të rëndësishme krahasuese, kurs enë këtë proces, nëse përjashtohen dhjetëra shtete, objektivisht, të gjithë të tjerët fillojnë nga një pikënisje e ngjashme.

Të nderuar,

Realisht, asgjë nga kjo nuk do të jetë e mundshme nëse nuk e zvogëlojmë nivelin e polarizimit politik ku fituesi i zgjedhjeve i alimenton të gjithë anëtarët e vet, kurse me vetëdije privohet nga kontributi i atyre të cilët nuk kanë votuar për të. Është e qartë se në këtë fazë të zhvillimit tonë politik, pajtimi qytetar është i pamundshëm, por, të gjithë ne, aktorët aktualë politikë jemi të obliguar me një shembull personal modest të kontribuojmë në zvogëlimin e tensioneve të cilat në momente e paralizojnë të gjithë shtetin. Na nevojitet konsensus i ri, i gjerë, nacional dhe shtetëror mbi zhvillimin i cili do të mbështetet vazhdimisht nga subjektet relevante politike, pavarësisht se a janë në pushtet apo në opozitë. Pa këtë, çdo përvjetor të ardhshëm të pavarësisë vetëm do ta festojmë, pa pasur se çfarë të festojmë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....