Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin italian Serxho Matarela

26 Maj 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Romë realizoi takim me Presidentin e Republikës Italiane, Serxho Matarela.

Në këtë takim, të dy presidentët biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, ku theksuan se të dy shtetet kanë marrëdhënie miqësore tradicionale, me shkallë të lartë të mirëkuptimit dhe besimit.

Ata e theksuan edhe dialogun e vazhdueshëm dhe të përkryer i cili mund të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Bashkëfolësit biseduan edhe mbi ngjarjet më të reja në lidhje me negociatat aderuese të shtetit tonë për anëtarësim në Bashkim Evropian, ku Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga interesi tradicional dhe mbështetja e vazhdueshme e qartë dhe pa rezerva e Italisë në raport me integrimet tona.

Presidenti Pendarovski dhe Matarela konstatuan se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal dhe rekomanduan se është e domosdoshme mbajtja sa më e shpejtë e konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit Presidenti Pendarovski dha deklaratë për mediat ku tha se kemi mbështetje të tërësishme nga Italia, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti Matarela do të angazhohet që proceset eurointegrative të intensifikohen, tha Presidenti Pendarovski pas takimit me presidentin italian.

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër, më 27 maj 2021, e enjte, do të ketë audiencë te Kreu i Kishës Katolike Romake, Shenjtëria e tij Papa Françesku, kurse do të realizojë takim edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin. Pastaj, Presidenti Pendarovski në bazilikën “San Klemenete” do të vendosë lule pranë varrit të Shën. Kirilit, kurse pasdite, Presidenti Pendarovski së bashku me Presidentin e Republikës së Bulgarisë, Rumen Radev do ta vizitojnë bazilikën e “Santa Maria Maxhore” dhe së bashku do të bëjnë homazh për veprën e Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....